Një lajm i mirë për Kosovën nga Sarajeva!

Xhudo

Një lajm i mirë për Kosovën nga Sarajeva!

Nga: K.G. Më: 20 prill 2024 Në ora: 17:40
Majlinda Kelmendi, Jon Kuka dhe Fatos Tabaku

Xhudisti i talentuar, Jon Kuka, ka arritur sukses të madh në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë. 

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ndihet krenar me suksesin e Jonit, i cili ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane.

“Një lajm i mirë për Kosovën nga Sarajeva!

Jon Kuka 46 kg - medalja e parë në gara zyrtare!

Kupa Evropiane për Shpresa U15

Ndjenjë e mirë e veçantë që Majlinda e Fatosi si ish garues të mi sot po fillojnë të më kthejnë borxhin me medalje me nxënësin e tyre, djalin tim Jonin!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat