Ja si garda ruse marshoi dhe e nderoi flamurin e Kosovës

Xhudo

Ja si garda ruse marshoi dhe e nderoi flamurin e Kosovës

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:15
Garta ruse para flamurit tonë

Para 8 viteve garda ruse e ka nderuar Flamurin e Kosovës në Kazan të Rusisë.

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka kujtuar vitin 2016, kur për herë të parë një shtet që nuk e njeh shtetin tonë, i përkulet Flamurit tonë.

"Para 8 vjetësh dita kur Kosova fitoj në mes të Rusisë

Kishim presion si gjithmonë, nuk na lejuan deri në fund të prezentohemi si shtet me simbole.

Luftuam,kishim përkrahje nga Komiteti Olimpik me kryetarin Hasani e Ministri Krasniqi në atë kohë që të merrnim vendim në interes të sportit.

Fituam betejen me politiken,e për të vulosur vlerat e vendit tim ekipit e federatës tonë u përkujdesen Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Majlinda e artë Nora e bronztë

Evropiani në Kazan Rusi!

Inçizoja njerëzit duke ikur nga palestra sdonin të dëgjonin shumica prej tyre hymnin e shtetit tonë!

E edhe ma e bukur kush po nderonte simbolet tona,hiç më pak se Garda Ruse!

Video pak e gjatë por …

Kush ka kohë e sheh si prezentohet Kosova atje ku luftohet kundër pavarësisë së saj", ka shkruar Kuka.

Videon mund ta shihni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat