Kosova me pesë garues në Kampionatin Evropian

Xhudo

Kosova me pesë garues në Kampionatin Evropian

Më: 24 prill 2024 Në ora: 13:11
Flaka, Akili, Distria, Dardani dhe Loriana

Me 25 deri me 27 prill, mbahet Kampionati Evropian i xhudos për senior në Zagreb të Kroacisë.

Kosova përfaqësohet me këta garues: Distria Krasniqi (-52 kg); “Flaka Loxha (-57 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg) e Loriana Kuka (-78 kg).

“Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë. 

Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra. 

Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe trajnerës Majlinda Kelmendi”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat