Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, është kampione e Evropës në kategorinë – 52 kg.
Ajo shkëlqeu në Zagreb të Kroacisë.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, shprehet i lumtur për këtë sukses.
“Disi Mbretëresha e Evropës nga Kosova ime e dashur!
Kategoria 52 kg, kampione Evropiane qofsh faqebardhë krejt jetën!
Xhudo gjithmonë dhe kurdoherë për shtetin e popullin Shqiptar me punë e sakrificë!
Dominim në Kampionatin Evropian në Zagreb.
Xhudo e Kosovës - institucioni më i fuqishëm i vendit tim, mos harroni asnjëherë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.