Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është krenare me Distria Krasniqin e cila u shpall kampione e Evropës.
smani tha se Krasniqi, kampionia olimpike, tashmë është dy herë kampione e Evropës.
“Jashtëzakonisht krenare! Distria është një frymëzim i vërtetë për xhudistët kudo që janë, duke dëshmuar se me vendosmëri mund të arrihet madhështia kudo. Në Paris, më e fortë se kurrë”, shkroi Osmani.
Krasniqi në finale e mundi nënkampionen olimpike, Odette Giufrida, ndërsa Disi shënoi katër fitore në kategorinë -52 kilogram.