Distria Krasniqi: Finalja kundër Odettës, ishte vërtet e vështirë

Xhudo

Distria Krasniqi: Finalja kundër Odettës, ishte vërtet e vështirë

Nga: K.G. Më: 25 prill 2024 Në ora: 20:43
Distria Krasniqi

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi është e lumtur për suksesin e madh. 

Trimëresha jonë sot është shpallur kampione e Evropës në kategorinë -52 kg. Kampionati Evropian është duke u mbajtur në Zagreb të Kroacisë. 

 “Jam vërtet e lumtur sot, ky titull i Kampionatit Evropian, i pari im në kategorinë deri në 52 kg, do të thotë shumë për mua,” shkroi kampionja olimpike Distria Krasniqi pas kampionatit, për të cilën është titull i dytë i Evropës (i pari 2021), transmeton faqja EJU.

Finalja kundër Odettës (Giuffrida) ishte vërtet e vështirë, por i qëndrova planit tim taktik.

Tani jam thjesht e lumtur. Udhërrëfyesi im për në Lojërat Olimpike të Parisit po shkon në mënyrë perfekte deri më tani”, tha Distria.

Nëse 28-vjeçarja do të garojë gjithashtu në Kampionatin Botëror në Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe) në mes të majit, është diçka që ajo do të vendosë: “Nëse më pyesni mua tani, do të thoja se mendoj se do të jem në Kampionatin Botëror”.

Krasniqi ka besim edhe për rikuperimin e bashkëkombësve të saja Nora Gjakova (-57) dhe Laura Fazliu (-63, të dyja të lënduara).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat