Edhe zyrtarisht ekipi kosovar i xhudos ka përfunduar sot garën në Kampionatin Evropian për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
E fundit nga ekipi jonë që do të garonte sot ishte Loriana Kuka, të cilës nuk i priu fati edhe u eliminua.
Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, Kuka e nisi raundin e parë pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja portugeze, Patricia Sampaio.