Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tani fokusin e ka për Lojërat Olimpike – Parisi 2024.
Xhudo sërish i solli medaljen e artë evropiane shtetit të Kosovës, duke iu falënderuar trimëreshës Distria Krasniqi (- 52 kg).
“Evropiani 2024 për ekipin tonë përfundoj me një medalje të artë!
Përderisa Disi dominoj në çdo aspekt garuesit tjerë sishin në nivel të duhur!
Pse kështu, ka shumë arsye që do i diskutojmë e përmirësojmë.
Laura e Nora nuk morën pjesë do jenë në vendin ku ne dojmë medalje në Lojëra Olimpike!
Botërori në fund të majit është gara e radhës, do shohim kush do garoj.
Por tashmë fokusi është 100 për qind në Paris 2024”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebok.