Driton Kuka i numëron medaljet elitare

Xhudo

Driton Kuka i numëron medaljet elitare

Më: 2 maj 2024 Në ora: 12:31
Majlinda, Kuka, Nora e Distria

Trajneri i suksesshëm kosovar, Driton Kuka i ka numëruar medaljet elitare që i kanë fituar garuesit e Kosovës në sportet olimpike.

Natyrisht, pjesa dërrmuese e këtyre medaljeve, që i përfshijnë Kampionatet Evropiane, Kampionatet Botërore dhe Lojërat Olimpike, janë siguruar nga sporti i xhudos, ku arkitekt është vetë trajneri pejan.

Nga 40 medalje elitare të fituara pasluftës, 38 vijnë nga sporti i xhudos e dy të tjera nga boksi.

Xhudoja i ka fituar 28 medalje evropiane, 7 botërore dhe 3 olimpike, kurse boksi dy medalje, një evropiane dhe një botërore, nga sportet olimpike.

Natyrisht, këtu nuk janë përfshirë medaljet e fituara para luftës, mbi të gjitha nga boksi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit më të mirë që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat