Xhudistët e Gjilanit fitojnë dy medalje në Sllovaki

Xhudo

Xhudistët e Gjilanit fitojnë dy medalje në Sllovaki

Nga: K.G. Më: 11 maj 2024 Në ora: 16:59
Xhudistët e Gjilanit

Xhudistët e Kosovës fituan dy medalje të bronzta në turneun në Sllovaki.

Trajneri i xhudos Anton Cena ka vlerësuar këto rezultate të garuesve të Gjilanit.   

“Sot në Rimavska Subota të Sllovakisë është mbajtur turneu ndërkombëtar “Grand Prix Rimavska Subota” në të cilin kanë marrë pjesë mbi 10 shtete me mbi 760 garues.

Në këtë garë morën pjesë katër garues të KJ Gjilani.

Me pak fat në finale do të ishin Isra dhe Melina megjithatë është hera e parë edhe ky rezultat është sukses.

Në kategorinë U10 Feroza Abazi dhe Luan Berisha u stolisen me medalje të bronztë.

Ndërsa në kategorinë U13 Isra Halimi e zuri vendin e tretë.

Ne kategorinë U14 Melina Rizahu u stolis me medalje e bronze”, njofton trajnerin i “Policit” Anton Cena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat