Loriana Kuka kalon pengesën e parë në Kazakistan

Xhudo

Loriana Kuka kalon pengesën e parë në Kazakistan

Më: 12 maj 2024 Në ora: 10:03
Loriana Kuka

Loriana Kuka ka nisur me fitore paraqitjen në Grand Slamin e xhudos në Kazakistan.

Loriana Kuka po garon në kategorinë deri 78 kilogramë, ndërsa e mposhti kroaten Petrunjela Paviq.

Atë e mposhti me mbajtje, përkatësisht teknikën Osaekomi.

Në xhiron e dytë përballë Loriana Kukës është bartësja e parë, kinezja Zhenzhao Ma.

Loriana Kuka është e vetmja që prezanton Kosovën në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat