Akil Gjakova ka shënuar një fitore, për t’u ndalur në raundin e dytë nga i pari në renditjen botërore dhe olimpike, Hidayat Heydarov i Azerbajxhanit, në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi.
Me fitoren e shënuar, xhudisti ynë mori 240 pikë olimpike, me të cilat pritet edhe zyrtarisht t’i konfirmohet norma olimpike Paris 2024.
Botërori në Abu Dhabi është gara e fundit për pikë olimpike, ndërsa nesër në tatami do të jetë Laura Fazliu (-63 kg), të cilës i urojmë fat dhe suksese.