Laura Fazliu e kërkon të bronztën në Kampionatin Botëror

Xhudo

Laura Fazliu e kërkon të bronztën në Kampionatin Botëror

Më: 21 maj 2024 Në ora: 13:37
Laura Fazliu

Laura Fazliu do ta kërkojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi.

"Xhudistja jonë shënoi tri fitore, një tjetër e kaloi pa luftë, ndërsa një humbje e pësoi në çerekfinale, kategoria -63 kg.

I urojmë shumë fat Laurës në luftën për të bronztën, që do të ishte medalja e parë e saj në Kampionat Botëror", njofton KOK.

Xhudistja Laura është afër suksesit të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat