Laura Fazliu do ta kërkojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi.
"Xhudistja jonë shënoi tri fitore, një tjetër e kaloi pa luftë, ndërsa një humbje e pësoi në çerekfinale, kategoria -63 kg.
I urojmë shumë fat Laurës në luftën për të bronztën, që do të ishte medalja e parë e saj në Kampionat Botëror", njofton KOK.
Xhudistja Laura është afër suksesit të madh.