​Laura Fazliu fiton të bronztën në Botërorin e xhudos në Abu Dhabi

Xhudo

​Laura Fazliu fiton të bronztën në Botërorin e xhudos në Abu Dhabi

Më: 21 maj 2024 Në ora: 16:32
Laura Fazliu

Xhudistja jonë, Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në finalen e repesazhit e mposhti xhudisten nga Kanada, Catherine Beauchemin-Pinard, raporton KosovaPress.

Deri te medalja e bronztë, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga kroatja, Katarina Kristo. Laura vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur xhudisten ruse Dali Liluashvili, ndërsa në luftën për gjysmëfinale u mposht nga sllovenja Andreja Leski.

Më pas, Laura e vazhdoi garën në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti australianen Katharina Haecker, ndërsa në finalen e repesazhit e mposhti kanadezen Beauchemin-Pinard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat