Zëvendësministrja e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, e ka përgëzuar Laura Fazliun për suksesin e madh në Kampionatin Botëror.
Laura është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë -63 kg.
Laura ka shkëlqyer duke i sjell edhe një medalje shtetit tonë.
“Medalje botërore mes lotëve dhe gëzimit!
Laura Fazliu rikthehet fuqishëm nga lëndimi duke fituar për herë të parë medalje në një Kampionat”, ka shkruar Daulina në profilin e facebook.