Pesë turistë gjenden të vdekur në Zvicër

Pesë turistë gjenden të vdekur në Zvicër

Më: 26 maj 2025 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Pesë turistë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë gjetur pa shenja jete në  Alpet Valais të Zvicrës, njoftoi policia vendore.

Sipas policisë, forcat e shpëtimit ishin vënë në alarm nga dy alpinistë. Ata kishin zbuluar disa ski të braktisura rreth katër mijë metra poshtë Rimpfischhorn pranë Zermatt. Shërbimet e urgjencës zbuluan trupat e pajetë.

Mjeku i urgjencës ka konfirmuar vdekjen e turistëve.

Prokuroria ka nisur hetimet për rrethanat e rastit dhe ende nuk ka përfunduar identifikimi i viktimave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat