Vepër kushtuar Gjergj Kastriotit botuar në Zvicër

Zvicra

Vepër kushtuar Gjergj Kastriotit botuar në Zvicër

Nga: Gjon Keka Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Një vepër me vlerë kushtuar kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti(Skënderbeu), e botuar në Zvicër në Einsiedeln të Kantonit Schwyz në vitin 1752.

Libri në fjalë gjendet në Bibliotekën qendrore në Zürich , poashtu kjo vepër mund të gjendet edhe në disa nga Bibliotekat nacionale dhe të Landeve në Austri, një kopje të saj e ruaj në arkivin tim personal.

Jeta dhe vepra e tij janë të rrethuara nga qindra vepra ,e krjime të karaktereve të ndryshme. Gjergj Kastrioti mallkohej e kërcënohej nga armiqtë e tij,por nga arbërorët e vetë besnik dhe kombet europiane ai ishte dhe është edhe sot më i festuari madje me një shkëlqim të mrekullueshëm hyjnizimi.Ne duhet të përpiqemi të përftojmë nga të gjithë ato vepra që janë shkruar për të sikur po e prezantoj edhe këtë vepër në mesin e qindra e mijëra veprave tjera që i janë kushtuar atij.

I pajisur me velra e trimëri me shumë nga dhuratat më madhështore të natyrës, pamja e jashtme e Skënderbeut ishte e natyrës heroike që i ngjante heronjëve antik të kënduar gjatë në histori.Prandaj duke parë gjithë këto dhurata në të dhe veprat me të cilat i dha zë Arbërisë dhe emrit të tij ,shumë autor, studiues,poet etj, i kapën lapsat e tyre për t'ia kushtuar veprat e tyre këtij kryeheroi tonë të madh ,dhe këtij mbrojtësi të paepur të lirsë dhe të civilimit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat