59-vjeçari nga Kosova në Zvicër akuzohet për vrasjen e nuses së djalit të tij

Zvicra

59-vjeçari nga Kosova në Zvicër akuzohet për vrasjen e nuses së djalit të tij

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 08:10
I akuzuari aktualisht ndodhet në paraburgim.

Një 59-vjeçar me origjinë nga Kosova akuzohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e djalit të tij në qershor të vitit 2020 në banesën e tij në Pratteln të Zvicrës.

Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Basel – Landschaft ngarkon të akuzuarin se i ka shkaktuar viktimës plagë të rënda me thikë, që si pasojë shkaktuan vdekjen e saj të menjëhershme.

Sipas Zyrës së Prokurorit, mbrapa sulmit me thikë qëndronte një konflikt brenda familjes, teksa ende nuk dihet se kur do të zhvillohet seanca kryesore në Gjykatën Penale të Basel-Landschaft, shkruan baselland.ch.

I akuzuari aktualisht ndodhet në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat