Zemaj: LDK e shteti i Kosovës nderon përjetësisht Mërgatën tonë dhe kontributin e tyre për atdheun

Zvicra

Zemaj: LDK e shteti i Kosovës nderon përjetësisht Mërgatën tonë dhe kontributin e tyre për atdheun

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:59
Foto nga takimi

Meqë edhe festa e flamurit është afër deputët e LDK-së, Anton Quni dhe Armend Zemaj po qëndrojnë në Zvicër për të takuar bashkëatdhetarë.

Zemaj ka thënë se festa është ajo e cila bashkon shqiptarët.

“Nga Skenderbeu e të Ibrahim Rugova nën këtë flamur djem e vajza sakrifikuan e dhanë gjithqka për liri, pavarësi e demokraci”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:

Festa e flamurit, festa që bashkon shqiptarët.

Aktivistë, veprimtarë, atdhetarë të organizuar nga Dega e LDK-së për Zvicrën Romane me nikoqir shembullor të Nëndegës “Châbles” mbajten manifestimin e festes së flamurit, 28-Nëntorin.

Sallat tashmë po janë të vogla për t’i zënë të gjithë ata mërgimtarë e familjarë, mbështetës të LDK-së që kishin shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë manifestim.

Nga Skenderbeu e të Ibrahim Rugova nën këtë flamur djem e vajza sakrifikuan e dhanë gjithqka për liri, pavarësi e demokraci.

LDK e shteti i Kosovës nderon përjetësisht Mërgatën tonë dhe kontributin e tyre për atdheun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat