Meqë edhe festa e flamurit është afër deputët e LDK-së, Anton Quni dhe Armend Zemaj po qëndrojnë në Zvicër për të takuar bashkëatdhetarë.
Zemaj ka thënë se festa është ajo e cila bashkon shqiptarët.
“Nga Skenderbeu e të Ibrahim Rugova nën këtë flamur djem e vajza sakrifikuan e dhanë gjithqka për liri, pavarësi e demokraci”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
Festa e flamurit, festa që bashkon shqiptarët.
Aktivistë, veprimtarë, atdhetarë të organizuar nga Dega e LDK-së për Zvicrën Romane me nikoqir shembullor të Nëndegës “Châbles” mbajten manifestimin e festes së flamurit, 28-Nëntorin.
Sallat tashmë po janë të vogla për t’i zënë të gjithë ata mërgimtarë e familjarë, mbështetës të LDK-së që kishin shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë manifestim.
Nga Skenderbeu e të Ibrahim Rugova nën këtë flamur djem e vajza sakrifikuan e dhanë gjithqka për liri, pavarësi e demokraci.
LDK e shteti i Kosovës nderon përjetësisht Mërgatën tonë dhe kontributin e tyre për atdheun.