“Fundjavë Kulturore Shqiptare” në Basel” 18/19 nëtor, e larmishme dhe emocionuese

Zvicra

“Fundjavë Kulturore Shqiptare” në Basel” 18/19 nëtor, e larmishme dhe emocionuese

Nga: Besim Pajaziti Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 17:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën organizimin e Qendrës ABSM, Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës dhe shoqatës “Gjakova – Basel”, për dy ditë radhazi u mbajt Fundjava Kulturore Shqiptare në Basel. Me këtë rast, para një publiku të gjerë, u paraqit një program i larmishëm kulturo-artistik. Në ditën e parë, pas fjalëve të rastit hapëse, u bë promovimi i librit “Album i thashethemeve” i shkrimtarit Stefan Çapaliku.

Pastaj u vazhdua me muzikë shkodrane nga Gentiana Tafili. Dita e dytë filloi me hapjen e ekspozitës së skulpturës të dy piktorëve shqiptar që jetojnë në Zvicër, Nexhmedin Jonuzi dhe Bashkim Beqiri, ku u prezantuan veprat e tyre më të reja. Në vazhdim u prezentuan shoqatat organizatore të këtij eventi, “Qendra ABSM” dhe shoqata GjakovaBasel.

Nga përfaqësues të tyre dhe të tjerë u diskutua roli i këtyre institucioneve në fuqizimin e rinisë shqiptare në Kosovë dhe në Zvicër. Prezantimin e ABSM në rajonin e Gjakovës dhe komunat tjera të Kosovës, u prezantuan nga zonja Krenare Rizvanolli, duke shpalosur punën dhe aktivitetet e ABSM që nga viti 2000, në sektorë të ndryshem, duke përfshirë sektorin e arsimit. Roli i ABSM në fushën e arsimit, u prezantua nga Dr. Besim Mustafa, i cili është ekspert i fushës së Arsimit dhe më pas duke vazhduar me debatin me audiencën prezente në sallë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

,, Aktivitetet e ABSM janë të një rëndësi të veçantë, sepse prekin nivelet e ndryshme të sistemit arsimor, përkatësisht nivelin fillor, klasën e 9-të, klasën e 12 të shkollave profesionale dhe atyre në Gjimnaze, duke trajtuar pika të ndryshme si Këshillimi në karrierë, tranzicioni në vendin e punës dhe Edukimi për ndërmarrësi.

Shprehu shqetësimin se rreth 60% e maturantëve nuk e dijnë se çfarë do te bëjnë në vitin tjeter, nuk kanë interesa për studime të mëtutjeshme, si dhe nuk janë të gatshëm për tregun e punës, sepse nuk janë të mësuar apo përgatitur për asnjë zanat…!? “ tha Dr. Mustafa.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Më pas Dr. Mustafa shtoi se,, për fat të keq, nxënësit në shkollat e tona, kryesisht pajisen me njohuri teorike se sa shkathtësi praktike dhe për të përmirësuar këtë, kërkohet bashkëpunim më të mirë në mes të komunitetetit të biznesit, drejtoritë arsimore, në një mbikqyrje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kontribut të veçantë mund të jep, edhe ABSM me qendrën e vet në Gjakovë, por edhe nga Qendra në Basel, përmes të cilës do të ofrohej përkrahja nga Zvicra qoftë në atë financiare por edhe përmes ekspertëve shqiptarë në Zvicerr .Diaspora shqiptare në Zvicer ka një potencial të jashtëzakonshëm, qoftë nga ana e ekspertizës apo edhe financiare për të ndikur në hapjen e bizneseve në Kosovë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Diaspora shqiptare në Zvicërr ka ndihmuar dhe do të ndihmojë vetëm se duhet të gjenden mekanizma ndërmjetësuese dhe këtë shërbim do të mund ta kryente ABSM. Kjo u mirëprit, nga shumë të pranishëm, të cilët deklaruan se ka vullnet dhe dëshirë, që përkrahja për Kosovë të kaloj në një nivel tjetër, përkatësisht në të bërit biznes dhe kjo do të ishte edhe përkrahja më e mirë, që do t`i bëhej Kosovës, sepse kjo do të ndikontë që rinia kosovare të mbetet në Kosovë dhe vetëm ashtu do të kishte një Kosove të zhvilluar” përmbylli Dr. Besim Mustafa.

Shyqri Nimani, një ndër personalitete më të mëdha bashkëkohore të kombit shqiptar.

pikë shumë emocionuese e këtij programi ishte përkujtimi i veprës dhe jetës së Prof. Shyqri Nimanit. Me këtë rast ishin të pranishëm edhe bashkëshortja e Profesor Shyqriut, zonja Samile, djali, Alban Nimani dhe të tjerë nga kjo familje. Së pari, Dr. Med Xhezide Lumi, në fjalët e saj spontane dhe tekstin e përgatitur për këtë rast, duke iu referuar një fjale të mençur të akademik Nimanit “Të mos dish se çka ndodhur para nesh, do të thotë të mbetesh prore kalama“, bëri thirje që ky përkujtim për veprimtarinë e tij, por edhe të artistëve tjerë shqiptarë të jenë udhrrefyes si të rritemi e të mos mbesim kalamaj. Më poshtë ajo vazhdoi me informata të reja nga biografia e Prof. Shyqri Nimanit. Prindërit e tij ishin shpërngulur detyrimisht nga Kosova në Shqipëri.Babai i tij ishte intelektual humanist dhe atdhetar i devotshëm.

Për dashurinë që kishte ndaj Kosovës dhe Gjakovës-mbiemrin e tij herë e nënshkruante Ramiz Gjakova e herë Ramiz Kosova. Më lejoni që Prof. Shyqëri Nimanin ta quaj jo vetëm Shyqri Gjakova , Shyqri Kosova, por Shyqri Shqiptaria, kërkesë që u prit me duartrokitje miratuese nga të pranishmit. Në vazhdim zonja Lumi bëri një paraqitje koncize të karrierës dhe veprave të shumta e me vlera të padiskutueshme artistike, historike, studimore të Prof. Shyqri Nimanit. Pa dyshim, fokusimi dhe arritjet më të mëdha nga konstelacioni i gjerë i fushëveprimeve të tij – i takojnë dy fushave themelore: arteve pamore dhe hulumtimeve shumëvjeçare nga historia e arteve figurative shqiptare ndër shekuj. Ai ka marrë pjesë në ekspozita personale dhe kolektive kombëtare dhe ndërkombëtare në: Beograd, Zagreb, Lubjanë, Sarajevë, Novi Sad, Dubrovnik, Shkup, Prishtinë, Tiranë, Londër, Nju-Jork, Tokio, Stamboll, Malme, Munih, Varshavë, Bërno, Damask etj, në disa prej të cilave është nderuar me shpërblime dhe mirënjohje.

Shyqri Nimani ka vizituar shumë vende të botës, duke u njohur për së afërmi me artin, shkencën, letërsinë, historinë, përgjithësisht kulturën e këtyre vendeve me qytetërime të lashta e të mëdha. Gjatë viteve 1976 – 1978 Nimani qendron në Japoni me bursën e Qeverisë së këtij vendi të mrekullueshëm, për të bërë hulumtime artistike. Si rezultat i këtij qëndrimi 2 vjeçar Nimani krijon ciklin ‘Ditari im piktural në Japoni’ dhe përkthen në shqip librin ‘100 Haiku Japonez’, duke e botuar paralelisht në shqip dhe në japonisht.

Me t’u kthyer në Prishtinë, Nimani përgatit ekspozitën reprezentative personale me dy cikle: ‘Motivet japoneze’ dhe ‘Motivet kosovare dhe të tjera’. Kjo ekspozitë është prezantuar në: Tokio, Nju-Jork, Prishtinë, Zagreb dhe Tiranë. Ekspozita ka pasur sukses të madh te publiku, te kritikët, mediat, artistët… Në vitet 1960 – 1980 Shyqri Nimani ka kompozuar melodi zbavitëse, popullore ose për fëmijë, (afër 40 kompozime origjinale i ka të regjistruara nëpër radio dhe TV afër 100 këngë dhe ka shkruar po aq tekste këngësh, plot prej tyre të vlerësuara dhe pëlqyera masivisht. kohësisht, për emrin që kishte fituar, për vlerat dhe meritat që mbarte akademik Shyqri Nimani është zgjedhur anëtar i jurive të rëndësishme profesionale kombëtare e ndërkombëtare. Njëherazi, vepra të tij janë bërë pjesë nëpër koleksione muzeumesh si dhe janë reklamuar nëpër enciklopedi shqiptare, ballkanese, evropiane, aziatike…

Ka mbajtur referate e kumtesa në konferenca shkencore në vend dhe nëpër botë... Referuesja mbi këtë temë, Dr. Xhezide Lumi evidentoi se akademik Nimani njihet gjerësisht për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Pas fjalës së mbajtur nga Xhezide Lumi, GjakovaBasel i ka dhënë një mirënjohje bashkëshortes së artistit të madh, me emër dhe krijimtari të përbotshme e të përjetshme, zonjës së nderuar Samile Nimani. Në vazhdim, i biri i Shyqri Nimanit, Alban Nimani, i njohur si këngëtar roku (“Asgjë sikur dielli”) dhe po ashtu artist pamor, disenjator grafik etj. është paraqitur me një befasi të bukur për publikun. Ai ka bërë një improvizim, duke kënduar njërën nga këngët më të njohura të Shyqri Nimanit “Adriana”, shoqëruar me piano nga pianistja e njohur shqiptare me qëndrim në Gjenevë Ermira Zyrakja-Lefort, e afirmuar dhe vlerësuar si artiste dhe pedagoge. Kjo këngë ka ngjallur nostalgji në mesin e të pranishmëve, shumica e të cilëve i takonin brezit kur këngët e Nimanit ishin hite në Kosovë, sidomos për shqiptarët e moshave të reja e të mesme.

Njëra ndër temat në "Fundjavën Kulturore Shqiptare" në Bazel ishte edhe “Pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën politike në Zvicër”. Pjesëmarrës në debatin ishin partitë e përfaqësuara në Parlamentin e Zvicrës: Rina Reçica, nga GLP (Partia e Gjelbër Liberale), Qëndresa Hoxha-Sadriu dhe Reis Luzhnica nga SP (Partia Socialdemokrate), Korab Rashiti nga SVP (Partia Popullore e Zvicrës) dhe Përparim Avdili nga FDP (Partia Liberale). Debatin e ka moderuar Gzim Hasanaj i Partisë së Gjelbër (Grüne Partei)

Këtë manifestim e përmbylli profesoresha e pianos Ermira Zyrakja Lefort, e cila luajti në piano disa vepra te muzikës klasike shqiptare. Ajo shoqeroi me piano edhe poezin e interpretuara nga Dr. Xhezide Lumi te cilat ishin “Ska rendesi” nga libri “Mesome te dua” i Nene Terezes, botuar nga ABSM 2003, dhe teksti “ Plaget tona” nga Mithad Frasheri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat