Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim sot qëndrojnë në Zurich ku kanë takuar deputetin Islam Aliaj.
Aliaj është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës.
Fillimisht liderët e Lidhjes uruan deputetin Aliaj për mandatin e fituar.
Ata i dëshiruan punë të mbarë dhe suksese pafund në përfaqësimin e shqiptarëve por edhe personave me nevoja të veçanta në institucionin më të lartë të Zvicrës.