Mijëra mërgimtarë nga mbarë viset shqiptare në Zvicër të bashkuar përreth flamurit bashkë me LVV-në festuan Ditën e Falmurit

Zvicra

Mijëra mërgimtarë nga mbarë viset shqiptare në Zvicër të bashkuar përreth flamurit bashkë me LVV-në festuan Ditën e Falmurit

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 14:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Organizuar nga Vetvendosja në Zvicër (katër pikat e LVV-së: Obersee, St.Gallen, Luzern dhe Thurgau) vkinendin e fundit mërgimtarët shqiptarë ngha gjtha viset tona në kantonin e St.Galles festua bashkërisht Diten e Flamurit – 28 Nëntorit dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Zvicër nga VV më 28 Nëntori u festua edhe ditëlindja e kryekomandantit legjendar Adem Jasharit, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

VV në kantonin e St.Galle dhe në mbare Zvicren feston bashkarisht me mijëra mërgimtarë Ditën e Flamrti – 28 Nëntorin

Në Jona u organizue festa e flamurit dhe Pavarësia e Shqipërisë, duke ju përshtat vetëm festës festive, dhe vetëm me program enkas për festat e Nëntorit, që po organizohen edhe në mërgatë. Në emër të Këshillit Organizativ, Ilmi Cakolli pershendeti pjesmarrsit të keti eventi, fjalën e rastit kushtuar 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e mbajti aktivisti Hamdi Mehmeti.

Festën tone  kombëtare edhe me te bukru e bene prezentimi i shkleqyeshëm  i Shoqerisë Kulturore dhe Artistike DARDANIA, nga Winterthuri, me çka u dha një program te pasur kulturor dhe artistik kemnaqen per dis aore mergimtaret, moderimi i kësaj ngjarje u ba nga Shpresa Rrahmoni-Ida dhe Agim Sylejmani

Nënë tingujt burimor të këngëve dhe valleve, përmes veshjeve tona autoktone, kjo ngjarje festive dhe kulturorë kishte një publik të mrrekullueshem i cili u fascionua me risit artistike dhe korografit e larmishme të të gjitha trojeve të cilët i paraqitën të vegjelit dhe të rriturit e kësaj shoqerie kulturore. Natyrishtë se organizime te tilla pati gjithandej, por që dallojn për nga karakteri dhe kriteri organizativ. Në këtë eventë në Jona ky manifestim nuk pati karakter komercial, si ne shumicën e manifestimeve anë kendë Zvicrës dhe gjetiu. Perveq tjerave në këtë manifestim ju dha hapësir edhe rendësi zhvillimit të mësimit poltësusë në gjuhën shqipe të cilën e paraqiti mësusi dhe aktivisti Rexhep Neziri. Porosia dhe mesazhet e folësve të keti eventi ishin të punohet e unifikohet faktori politik në gjitha trojet shqiptare në realizimin e NËNTORIT TË TRETË

Nëntori i Flamurit tonë kombëtar, i UÇK-së dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Veprimtari i njohur dhe aktivist i VV z.Ilmi Cakolli nga Këshillit Organizativ falenderoi te prnaishjmkit qe ju kishin pergjigjurf teses se VV per te kremtuar se bashku diten e Flamurit. ne kete evnemnt kombëtar morne pojese: Halit Naxhukut veprimtare dhe i burgosur politik (nga Ohri), Jashar Aliu, ish të burgosurin politike, pjesmarrësë në Luftën e UCK-së, srkimtari Brahim Avdyli dhe poetën e re Ardiana Mehmeti, Rexhep Nezirin mësusë në kryesin e LAPSH si dhe aktivist i LVV,  anetare te SHKA Dardania nga Winterthuri Shefqet Cakolli dhe stafin e tijë qe kenaqen publikun e prnishme me valle e kenge per flamurin dhe arkitektin e pamvaresise se Shqiperisë – Ismajl Qemallin

« Të nderuar pjesëmarrës, vëllezër e motra kurbetçarë. Të nderuara aktiviste e aktivistë të Lëvizjës Vetvendosje, të  Pikave Obërsee, Luzern, St.Gallen dhe Thurgau. Sot na ka bashkuar një ngjarje me rëndësi të veçantë në historinë tonë të përgjakshme kombëtare, ngjarje e cila shënon njërën nga datat më të rëndësishme të historisë sonë, ditën e Flamurit tonë Kombëtar dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorën heroike… » ka thne Ilmi Cakolli në fillim te fjalës pershëndetëse te pranishmit.

Sipas z.Cakolli « Nëntori ngërthen në vete një mori ngjarjesh të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, por padyshim, nga më të rëndësishmet ngelet data 28 Nëntori, dita e flamurit tonë kombëtar, ditë e cila e ka zanafillën e saj që në 28 nëntorin e hershëm të vitit 1443 në Krujën legjendare, kur Skënderbeu shpalosi për herë të parë flamurin tonë në kështjellën e Krujës. Gati pesë shekuj më vonë, pas shumë e shumë luftërave të përgjakshme, populli ynë arriti që në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, të ngrit për të dytën herë këtë flamur kombëtar dhe të bëjë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, duke e quajtur Nëntori i dytë. Por shteti i sapoformuar shqiptar nuk arriti të përfshijë të gjitha trojet shqiptare, pasi që fuqitë e mëdha europjane të kohës dhe borgjezitë grabitçare të fqinjve tanë i ndanë përgjysmë trojet tona të lashta iliro-pellazge dhe popullin tonë, sikur të ndanin një zemër përgjysmë… »

Në Zvicër nga VV më 28 Nëntori u festua edhe ditëlindja e kryekomandantit legjendar Adem Jasharit

« Më 28 Nëntor 1997, në Llaushën e Skenderajt bëhet paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me fjalimin e gjeneralit të UCK-së Rexhep Selimi, lufta e së cilës kulmoi me largimin e pushtuesit serb nga Kosova më 12 qershor 1999… » tha ne fillim z. tha nder tjera para te pranishme z. Hamdi Mehmetit aktivist i LVV.

Organizatoret ne kete mbrëmje festive thnë se « Në këtë Nëntor ne si kurbetçarë kemi edhe një arsye më shumë të festojmë, sepse këto vitet e fundit kemi filluar të ndërgjegjësohemi dhe të kuptojmë rëndësinë e përfshirjes në zhvillimet e rëndësishme politike të vendimarrjes në Kosovë, duke i mobilizuar kurbetçarët për shfrytëzimin e një të drejte kushtetuese, të drejtën e votimit, dhe kështu, për herë të parë pas luftës, duke u bërë edhe faktor vendimtar në ndryshimet e pushteteve dhe ardhjen e Albin Kurtit dhe LVV në  krye të Qevirisë së Kosovës, në të mirë të të gjithëve dhe popullit shqiptar në Kosovë e më gjërë, duke u bërë shpresa e gjithë shqipëtarëve… »

Sipas z. Hamdi Mehmeti « Edhe pse shqiptarët janë të ndarë në disa shtete, në Shqipërinë londineze, në Kosovën heroike, nën Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe nën Greqi, aspiratat e popullit tonë për bashkimin kombëtar nuk janë shuar asnjëherë, përkundrazi, këto aspirata gjithnjë e më shumë po forcohen në mendjen e njerëzve tanë, duke u shfaqur guximshëm në rrugën tonë drejt bashkimit kombëtar… »

« Vullneti i Shqiperis se lire ishte i perhershem duke u konsloiduar qartazi qe ne kohen e Rilindjes Kombetrare e sidomos me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit duke rrenjosur thelle Pamvaresin ne ndergjegjen Shqiptare. Me 28 nentor te vitit 1912 per ti dhene fund roberis peseshekullore nga Perandoria Otomane,Kryediplomati Ismail Qemajli ariti te bashkohhej me te gjithe bashkpatriotet dhe bashkluftetaret duke thirur Kuvendin e Vlores, te perfaqsuar nga te gjitha trevat shqiptare.

Ne kete Kuvend te gjithe Kuvendaret, njezeri u pajtuan me Deklaraten qe Shqiperia te jet e Pamvarur dhe Sovrane ne te gjitha trojet etnike, po nga ky kuvend u ngrit edhe Flamuri kombetar si Simbol i vetem per te gjithe shqiptaret. Tani neve na tregon Historia se cka ndodhi me pas. Shqiptaret qe jetojn dhe veprojn ne Zvicer, jane angazhuar ne vijimesi duke kontribuar per permbajten Kombetare.Uroj dhe besoj qe edhe ne te ardhmen te gjendemi perkrah detyrave ndaj Atdheut deri ne Realizimin me te drejt te Kuvendit te Vlores me nje një Shqiperi Etnike! Lavdi per te gjithe te Rrenet per Liri Respekt.. » tha ne fundt z. Hamdi Mehmetit aktivist i LVV.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat