Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka pritur gazetarin Nefail Maliqin

Zvicra

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka pritur gazetarin Nefail Maliqin

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 17:05
Ambasadori i Republikes së Shqiperisë në Zvicër Mustafa Nano me editorin e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Presidenti shqiptar Bajram Bega ka deleguar ambasadorët e rinj në vende evropiane, përfshirë këtu edhe ata në Zvicër.

Keshtu Mustafa Nano është emëruar ambasador në Zvicër (Bernë), kurse në Gjenevën nderkombëtare është Vasilika Hysi, ambasadorë, përfaqësuese në Misionin e Kombeve të Bashkuara, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Nano sot në Bernë ka pritur gazetarin ndërkombëtar Nefail Maliqin i cili jeton dhe vepron në Zvicër që prej me shumë se dy deceniesh, që ndjek aktivitetet në organizatat ndërkombëtare në Gjenevë dhe Qeverinë helvetike (DFAE) në Bernë.

Gjate këtij takimi pos marrëdhënieve të mira të Shqipërise dhe Zvicrën, të cilat ambasadori Nano i ka cilësuar te shkëlqyeshme, është biseduar edhe për rolin e diasporës shqiptare në Zvicër, integrimin e tyre, studentet dhe mesimin në gjuhen shqipe.

« Shqiptarët në Zvicër, jo vetëm shembull integrimi, por puna dhe sukseset e tyre po i japin imazh të mirë kombit tonë me të cilët mburremi dhe jemi krenar.. » ka deklaruar nambasadori Nano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat