Mbahet mbledhja e rregullt e SHBK "Salih Çekaj" në Zvicër, anëtarësohen edhe dy anëtarë tjerë

Zvicra

Mbahet mbledhja e rregullt e SHBK "Salih Çekaj" në Zvicër, anëtarësohen edhe dy anëtarë tjerë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Me 09.12.2023, SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër mbajti mbledhjen e rregullt të kryesisë. Arkatari z. Muhamet Krasniqi raportoi në detaje për punën njëvjeçare të shoqatës, që arriti shumën prej 134,020 Fr.

Të gjithë anëtarët e kryesisë vlersuan lart punën e kryesisë, kontributin e anëtarsisë dhe donatorëve të ndryshëm. Falë këtij kontributi, sot me krenari mburremi për këto suksese.

Kryesia e SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër i falënderon të gjithë anëtarët e shoqatës dhe donatorët për kontributin e tyre të çmuar. Kryesia e shoqatës u plotësua edhe me dy anëtarë, Isuf Zenunaj dhe Martin Krasniqi. Ju deshirojmë mirseardhje dhe suksese të përbashkëta.

Image
Lista

Kryesia e SHBK "SALIH ÇEKAJ" ju uron pushime të mira dhe festat e fundvitit. Urojmë që viti 2024 të jetë vit me plot suksese të përbashkëta. Në fund keni raportin e detajuar financiar, për vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat