Qytetari nga Kosova u bë kinse si postier në Zvicër, vodhi 50 telefona dhe i shiti në vendlindje

Zvicra

Qytetari nga Kosova u bë kinse si postier në Zvicër, vodhi 50 telefona dhe i shiti në vendlindje

Më: 15 janar 2024 Në ora: 13:26
Zvicra

Një 41-vjeçar kosovar, i cili është banues në Kantonin e Luzernit është dënuar me 120 ditë me kusht.

Kjo pasi i njëjti dyshohet që i maskuar si postier brenda një viti e gjysmë vodhi 50 pako postare me telefona të rinj celularë dhe më pas i shiti në Kosovë.

Siç thuhet në një njoftim të ministrisë publike, 41-vjeçari do të duhet të paguajë edhe 1200 franga shpenzime gjyqësore.

Vlera e mallit të vjedhur arrin në më shumë se 26 mijë franga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat