Autori rron derisa shkrimi i tij është në përdorim dhe njëkohësisht i arkivuar! Buzëqeshja nuk mund të vidhet, as të blihet dhe as që të merret hua, sepse nuk është mall tokësor, është pushim për të dëshiruarit. Nuk kushton gjë dhe prodhon shumë. Pasuron atë që e merr, por nuk varfëron atë që e jep.
Me të filluar muaji shkurt, muaji i pavarësisë së Republikës së Kosovës, Shoqata e Mërgimtarëve „Atdheu“, me qendrën e saj në Bad Ragaz të Zvicrës, që është e njohur nga e gjithë mërgata jonë, por edhe në atdhe për kontributin e saj, edhe ate hiq më pak se për 32 vjet veprimtari, të shtunën e datës 3 shkurt, mbajti kuvendin e 32-të si dhe organizoi promovimin e librit të veprimtarit të kauzës sonë kombëtare, z.Qemal Musliu, i cili ishte edhe kryetar para disa viteve i kësaj shoqate dhe koautorë (bashkautorë) i monografisë së shoqatës në fjalë, që ka mbetur pasaportë e kësaj shoqate. Ishin mbledhur miq, shokë, mërgimtarë të shumtë, të të gjitha trevave shqiptare, në mesin e tyre edhe ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefket Hasani, z.Fazli Musliu, kryetar nderi i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ e shumë veprimtarë të tjerë. Për lexuesit tanë është i njohur kontributi për këto tre dekada i shoqatës „Atdheu“, por ajo vazhdon thuajse me të njejtin ritëm për të mirën e atdheut me plot kuptimin e fjalës edhe nga gjenerata e re e mërgatës sonë, nga kjo gjeneratë, që janë frymëzuar nga prindërit e tyre, që kurrë nuk u ndalën, sa herë që është kërkuar nga atdheu. Me plot kuptimin e fjalës e mbanë emrin „Atdheu“.
Shoqata „Atdheu“ po e ruan bërthamën e unitetit, bamirësisë dhe të kulturës
Të gjithë të pranishmit, që salla ishte e përmbushur, ishin të ftuar në kuvend të shoqatës dhe të promovimit të librit “Në kohë për Kohën” e autorit, Qemal Musliu. Kjo natë thuajse nga të gjithë të pranishmit u cilësua që në fillim si natë e madhe e mbushur me plot të mira. Të dukej se je në ndoj restaurant të atdheut tonë. Të gjithë njiheshin mes veti dhe kishin ardhur nga katër anët e Zvicrës. Shihej edhe kryesia e shoqatës që përgaditeshin ta fillojnë kuvendin me kohë. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar filloi punë kuvendi I 32-të. Mjafton të kujtohet numri 32, 32 vjet punë e angazhim për çështjen kombëtare. Respekt të pafund për të gjithë veprimtarët që ishin e që janë sot e kësaj dite. Më kujtohet para disa viteve në cilësinë e gazetarit, kam përcjellur disa aktivitete të shoqatës, ishin edhe disa veprimtarë të tjerë, të cilët nuk i pash fizikisht, që kishin ndërruar jetë, por puna e tyre shpirtërore shihet edhe sot, duke pasur në këtë shoqatë fëmijët e tyre dhe të afërm të tjerë. Nuk mundet pa u përmendur edhe përqafimet vëllazërore që bëheshin mes veti. Kjo të gëzon shumë, sepse modestia është e trashëgohet edhe sot e kësaj dite, sidomos te ata që e kanë dëshmuar veten me punë e përkushtim faktesh. Siç e di dhe siç jam i informuar dhe ashtu edhe u dëshmua, në këtë shoqatë, nuk ka nga ata që rrahin gjokse individuale për arritje të sukseseve, por kur i përmendet një e mirë një anëtari të shoqatës, ai menjëherë thotë, po, flm, por ne e kemi arritur së bashku dhe ate të mirë e ndaj mes veti. Duhet çmuar, sepse jemi duke e jetuar një kohë thuajse materialiste, por këtu nuk shikohet ajo, sepse gjithçka bëhet me punë vullnetare. Kam sigurisht, edhe shumë e shumë çka të shkruaj dhe është shkruar për këtë shoqatë, por kësaj here po ndalemi në dy ngjarje të mëdha me një natë. Këto ngjarje I mban dhe i organizon ata që kanë përvojë, pra veprimtarët e shoqatës “Atdheu”. Koha ishe e shkurtë e organizimit të promovimit të librit, por kur njihet autori nuk është problem, nuk ka vend të lire në çdo skaj të sallës, po edhe në këmbë qëndronin shumë të pranishëm. Çka na ra në sy dhe duhet përshëndetur, prania e të rinjëve. Dëshmi e mirë edhe kjo, se shoqata ka të ardhme të sigurt.
Kuvendi e filloi punën dhe menduam se do të zgjasë shumë, por shkoi si është më së miri. Shkurt, qartë dhe preciz. Janë për lakmi kryesia e shoqatës, bashkë me anëtarët besnikë.
Pas përshëndetjes nga drejtuesi i kuvendit, Shkëlzen Avdiu, e mori fjalën kryetari z.Rexhep Murati ku me disa fjalë tregoi gjithë sukseset e shoqatës brenda vitit. Nuk patë debate, por vetëm urata. Edhe arkatari i shoqatës me një përgaditje të mirë, pasqyroi me përpikshmëri çdo gjë që ka shkuar në shoqatë dhe dëshira e tij dhe e kryesisë ishte që të arrijmë numrin 150 të anëtarëve dhe po besojmë se do ia arrijmë qëllimit. Buxheti i shoqatës ishte për lakmi. Shoqata ka ndihmuar e po ndihmon edhe studenta nga arka e shoqatës. Jo më shumë se një orë të gjithë ishin një zëri që të vazhdoj punën kryesia e kaluar, sepse ishte e suksesshme dhe do ta ketë mbështetjen tonë.
Një zëri u zgjodh kryesia dhe ja siguruam edhe emrat e kryesisë për vitin 2024 të dalë nga kuvendi I 32-të. Rexhep Murati, Shkëlzen Avdiu, Gafur Destani, Blerim Murtezi, Bujar Avdili, Vullnet Tosuni, Gazmend Nuhiu, Samir Fejzullahu, Vlorian Memeti, Sadudin Shahini, Dukagjin Memeti.
Me një duartokitje nga të pranishmit u dëshmua se kuvendi u mbyll me shumë sukses. Menjëherë, fjala iu dha veprimtarit të njohur, z.Bekim Shabani që e paralajmëroi se do të fillojmë me pjesën e dytë të programit për promovimin e librit “Në kohë për kohën” me autor z.Qemal Musliu, emër i njohur për të gjithë ne që jemi të pranishëm. Z.Shabani pasi përshëndeti të pranishmit, autorin dhe dy musafirët që kishin ardhur për të folur edhe për librin, z.Memet Zhuta dhe Dashnim Hebibi, foli për autorin nga biografia e tij dhe disa fjalë nga përmbajtja e librit dhe iu dha fjala autorit.
Z.Qemal Musliu me përshëndetje të përzemërta përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i uroi punë të mbarë kryesisë së shoqatës. Z.Musliu nuk u ndal të flas për librin dhe punën e tij, por dha mesazhe të forta si edhe herave të tjera, që të jemi të bashkuar dhe vetëm të bashkuar, të ruajmë gjuhën tonë të bukur tek brezat e rinjë, të mos shkëputemi me vendin e të parëve dhe miqësia me miqtë zviceran të jetë jetike, sepse është shteti që na ka hapur dyert kur kemi pasur më së shumti nevoj, por edhe sot e kësaj dite është me ne dhe ne gëzojmë gjitha të mirat. Njëherit autori me modestinë e tij që e ka të trashëguar, dëshiron që edhe në atdheun tonë, të kemi drejtues të drejtë për shtetet tona dhe të ecim me hapa të sigurt drejt Bashkimit Evropian dhe të mos harrojmë, se armiku jonë shekullorë, ka dashur e dëshiron që të coptohemi mes veti. Sapo përfundoi përshëndetjen autori, i cili ishte ngritur në këmbë për ti nderuar të pranishimit deri sa i tha të gjitha fjalët, menjëherë, duartrokitja i dha përgjigje, se ishe e do të mbetesh i nderuar për të gjithë ne.
Z.Bekim Shabani, pasi përfundoi përshëndetjen autori, fjalën ia dha z.Memet Zhuta, mikut të autorit dhe ai ndër të tjera tha: “
“Mirmbrëma të gjithëve dhe një përshëndetje të veçantë autorit të librit z.Qemal Musliu. Unë jam Memet Zhuta nga Struga, përndryshe shok i afërt i Qemalit. Nga ajo që pash nuk më duket e arsyeshme të flas për Qemalin si person dhe personalitet pasiqë shoqata "At`dheu" ka qenë dhe mbetet At`dheu i tij në miniaturë. Të elaborosh një libër në tërësi do të duhej një kohë e gjatë por unë do të jem më racional dhe në përputhje me titullin e librit "Në kohë për kohën". Libri "Në kohë për kohën" është një vepër letrare e ndarë në tri pjesë: 1. Publicistika 2. Biografi 3. Pjesa lirike e librit e përmbledhur me disa poezi të shkruara nga vetë autori. Në pjesën e parë të librit-publicistika, autori paraqet një përmbledhje të shkrimeve të ndryshme , të shkruara në kohë të ndryshme reale, pa vonesë -"Në kohë për kohën". Temat kryesore të pjesës së parë janë; ngjarjet e hidhura nga padrejtësitë që i përjetuan shqiptarët nga pushteti sllav në Maqedoninë e Veriut. Pikërisht për këto ngjarje të dhimbshme , Qemali me këtë vepër dëshiron të zgjoi ndjennjat dhe ndërgjegjen e gjithë shqiptarëve për të kaluarën e tyre të hidhur. Ai shkruan edhe për sfidat që përjetoi populli ynë në vitet e turbullta të 1968, 1981, 1990, 2001, në kohën e sistemit monist dhe atij pluralist. Autori përpiqet të ngjallë shpresë dhe të vetëdijësoi shqiptarët për të marrë fatin në duart e tyre duke iu kujtuar edhe të kaluarën e ndritur historike. Mllefin e madh autori e ka me politikanët dhe politikbërjen e shqiptarëve që për një kohë të gjatë bashkëqeverisin në Maqedoninë e Veriut. Faik Konica do të shprehej kështu:” Shqiptar të kam dhjerë si smë kuptove asnjerë Shqipëria sbëhet kurrë pa u bë mashkulli burrë por edhe populli si bagëti tufa tufa nëper parti harrojnë farën dhe fisin për partinë vëllanë braktisin". ” Në kohë për kohën", Një shqetësim të madh autori ka mbi ndikimin e idologjisë fetare të lindjes e cila çdo ditë e më shumë në mënyrë vektoriale shpërndahet në përditshmërinë e shqiptarëve, pa norma dhe pa kritere - "dorëzohu ose largohu" "në kohë për kohën". Pjesa e dytë e librit është biografia e disa personaliteteve të zgjedhura nga vetë autori: Asllan Selmani, Naim Ibrahimi, Shaip Saliu dhe Qenan Musliu. Në pjesën e tretë të librit autori ka përmbledhur disa poezi të shkruara në periudha të ndryshme kohore ; koha në kohë, mërgimi, alfabeti matematikor dhe të tjera. Poezia “koha në kohë” është bazamenti i idesë për titullin e librit “Në kohë për kohën”. Autori i kushton rëndësi primare kohës në jetën e përditshme ; “i lumtur është ai që vepron në frymën e kohës, gjithçka është me vlerë nëse i përgjigjet kohës së duhur”. Thelbi i domethënjes së kohës është një ndër çështjet më të vjetra filozofike dhe shkencore të njeriut. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Koha është kapja e rendit në shfaqjen e ngjarjeve nga ndërgjegjia njerëzore. I nderuari shoku im Qemal Musliu, të përgëzoj për botimin e këtij libri dhe uroj që ky libër të lexohet dhe vlerësohet nga kritika letrare për të motivuar për shkrime të tjera. Më vjen shumë mirë që e ke realizuar një pjesë të ëndrrës tënde jetësore. “Në kohë për kohën”.
Menjëherë, pasi përfundoi z.Zhuta, fjala iu dha gazetarit dhe publicistit, PhD.Dashnim Hebibi, që ka pasur fatin e mirë me vite të tëra sa ishte redaktor i gazetës “Bota Sot”, redaksia në Cyrih ti redaktoj disa shkrime, që herë pas here i ka shkruar, z.Qemal Musliu nëpër periudha të ndryshme.
Pasi që nuk kanë mundur të jenë prezent redaktorët, z.Hebibi ishte ndalur në tërësi për të përshkruar librin e autorit edhe ate nga kopertinat. Shpesh nëpër promovime librash si në diasporë edhe në atdhe, jemi mësuar dhe jemi dëshmitarë të realitetit të idhët, që nuk ka shumë të pranishëm, si duket, z.Hebibi i frymëzuar nga prania e shumë musafirëve, që ishin në sallë, ai foli e foli për librin se siç tha edhe vetë e kam lexuar dy herë, jo sa për ta lexuar, por duke u munduar të jetë mes shkronjave të asaj që është shkruar. Është për të çmuar durimin e të pranishmëve, që të gjithë gjatë fjalës së z.Hebibi pati edhe tre duatrokitje, kjo tregoi se nuk jemi lodhur, por duam që të vazhdoj tutje. Ja se çka tha z.Hebibi para të pranishmëve:
“Shoqata Atdheu dallohet për nga fushëveprimi i saj i pastër, pa elemente të huaja dhe pa hile, por me qëllime autoktone atdhetare kombëtare dhe pa kurrfarë interesi qoftë edhe një individi të vetëm. Ky lloj fushëveprimi me element kombëtar është më i veçanti, për fat të keq në mbarë mërgatën shqiptare kudo në hapësirën tokësore. Ajo dallohet edhe me biografinë e saj të shkruar në libër nga autorët autokton mu të kësaj shoqate. Për këtë me krenari arsyeton emrin që mban Atdheu dhe me plot kuptimin e fjalës është Atdheu në miniaturë.
Kjo krenari bartë edhe detyrime që psardhësit që marrin mbi supet këtë rrugëtim kaq të bujshëm ta vazhdojmë me suksese të mrekullueshme në hap me kohën moderne të këtij shteti ku punojmë, shkollohemi, qytetërohemi e frymojmë dhe realizojmë gjitha të mirat në Zvicrën që ia ka lakmi e tërë bota e qytetëruar. Shkruar nga Qemal Musliu në faqen 120 të librit që po e promovojmë.
Jo rastësisht e lexova këtë pjesë nga libri në Kohë për kohën i Qemal Musliut që po e promovojmë sonte të nderuar miq.
„Përshëndetje Dashnim, kam bashkëbiseduar edhe me Memet Zhuta mikun tim strugan, librin dua ta promovoj te shoqata Atdheu. Atje e kam një copë shpirti. Atje kam shkri thuajse një pjesë të jetës sime. Nga atje janë shkruar shumë shkrime nga të bëmat e mira kombëtare, humanitare e kulturore që i kemi bë. Atje kam shumë miq, atje kam vëllezër, që së bashku i kemi përballuar situatave të ndryshme kombëtare. E kishin kuvendin të shtunën, unë ashtu, ashtu do të shkoja, prandaj pas kuvendit po e promovojmë librin. Kam folur me të shoqatës me kënaqësi derën e kemi të hapur si në shtëpinë tonë. Nuk dua që të harxhohet, askush për mua, nuk dua që të vijnë special e ti marë edhe kohë, edhe kuvendi edhe promovimi, të shkojnë për një natë.“ Pjesë nga bashkëbiedimi që patëm ditë më parë me z.Musliu. E tash unë do ta them, ate që po e ndjej, sa modest që je o i nderuar z.Qemal Musliu. Po sa shpirt bardhë që je.
Shumë e nderuara kryesi e re shoqatës së mërgimtarëve “Atdheu”, i nderuar komandant Shefket Hasani, z. Fazli Musliu, kryetar nderi i SHLP të nderuar veprimtarë, bashkëkombas, jo rastësisht e fillova me ato fjalë, duke ia rikujtuar, se ju jeni shumë të nderuar nga autori, nga ai që na ka bashkuar sonte këtu.
Ju falënderoj fillimisht, për durimin që do të keni për t`më dëgjuar dhe natyrisht që keni ndarë kohë për të marrur pjesë në këtë promovim libri e bashkëbisedimi me të nderuarin Qemal Musliu, veprimtarin e dalluar të kauzës sonë kombëtare. Thuajse të gjithë ju që jeni të pranishëm e njihni z.Musliu. Çkado që do të thoja për veprimtarinë e tij, është pak, sepse ai një jetë e kaloi me Ju edhe si drejtues i kësaj shoqate ndër më të njohurat jo vetëm në Zvicër. E njoh dhe e kam përcjellur protagonistin e kësaj ngjarjeje kulturore edhe përmes fisit tim dhe përmes shkrimeve që dikur i dërgonte në gazetën ku punoja. Prandaj, sado që do të flas, më duket, se duhet filluar nga fillimi. E pamundur përmes pak rreshtave të këtij shkrimi të flas për këtë personalitet që e kemi afër nesh. Shumë e ka të vështirë të flas për veten e tij dhe të dëgjoj dikush që i thurrë fjalë të mira.
Por, çka ti bëjsh që mua mu ka besuar që ti them disa fjalë nga ai vullkan fjalësh që kam, jo emocionale, por nga ajo që e njoh përmes shkrimeve të tija edhe ate që nga viti 2000. Më duhet ta them të drejtën edhe ate përballë z.Musliu. Nuk e kam edhe të lehtë, kuptohet, kur e di se cila është veprimtaria e tij kombëtare, shumë e shumë e pasur. Të nderuar vëllezër, shpresoj, se do të keni durim, se nuk i dihet kur do t`na jepet mundësia përsëri të mblidhemi kështu. Ta dini, se fjalët që do ti them janë me zemër argumenti, për çdo presje dhe pike. Jemi mësuar të dëgjojmë fjalë të mira për një person që e kemi njohur, pasi ai të ketë ndërruar jetë. Por, nuk do të duhej ashtu. Sa të jemi gjallë, duhet thënë të mirat që janë bërë. Ka disa raste që kam prezentuar si në diasporë, por edhe në atdhe, kur e kam njohur protagonistin e një takimi, kam folur ato që i njoh nga ai, sepse një gram shembull vlenë sa një tonë përgjithësime. Thuja sa të jetë gjallë meritat. Nuk është e lehtë të shkrish një jetë të tërë për të mirën e çështjes kombëtare.
Është nder dhe privilegj për mua edhe si drejtues i Institutit Shkencorë Helvetik të Europës Juglindore që të marrë pjesë në promovim të libirt të Qemal Musliut me titull: “Në kohë për kohën”.
Z.Musliu ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut të çmuar në publicistikën shqiptare, në përgjithësi, dhe në avancimin e çështjeve shqiptare, në veçanti edhe ate nga diaspora. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në sofrën e Shoqatës Atdheu, në këtë sofër të shumë personaliteteve që kanë marrë pjesë, dikush nga ata ka ndërruar jetë, por shumë prej tyre janë gjallë. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për këtë shoqatë e cila tash po i afrohet datëlindjes së 33, për kontributin që gjithmonë ka dhënë dhe po jep edhe per promovimin e veprave të autorëve të ndryshëm si në diasporë por edhe jashtë diasporës. Para se ti them disa fjalë për librin e Qemal Musliut, do të kisha dëshirë të përgëzoj redaktorët e librit Mumin Shutaj dhe Sevdail Demiri me recensent Etem Xheladini që kanë bërë një punë të mirë.
“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”
― Charles William Eliot
Van Gogu është i famshëm për ngjyrat e tij unike, jetën prej asketi dhe artin që nuk i solli kurrë të ardhura. Ai është gjithashtu i famshëm për një seri letrash që i dërgoi përgjatë viteve të vëllait, Teos. Disa fragmente të këtyre letrave tregojnë kërkimin e Van Gogut në rrugën e njeriut dhe dashurinë e tij vetësakrifikuese për artin dhe letërsinë dhe se si këto dy të fundit plotësojnë njëra-tjetrën.
Libri që po e promovojmë me titull „Në kohë për kohën“, pa i thënë ato që janë thënë nga redaktorët, sepse edhe ju do të keni mundësi të lexoni, do ju rikujtoj se ka 216 faqe. Mjafton të shikohet kopertina e librit dhe të kuptohet fjalëkalimi i shpirtit dhe asaj që ka dashur të thotë autori. Shqiponja dykrenare, autori me nipin e tij.
Buzëqeshja e autorit jo edhe aq e lezetshme, duke ia lënë kohës, sigurisht se ka dashur të thotë shumë fjalë, shumë të bëjë apo të ketë bërë gjatë jetës së tij, por duke e mbajtur sigurt nipin e tij me dy duar, me dorën e majtë dhe të djathtë, që tregon, se të majtë e të djathtë jemi të një trupi, ashtu siç është edhe nipi i tij,djali i djalit, e ardhmja e tij, që po qeshet natyrshën, e do të qeshet për jetë me punën e angazhimin deri në flijim të gjyshit të tij, që si ora e tij që e ka në dorën e majtë do të ecë edhe nipi pas tik takut të gjyshit, që kurrë të mos shkëputet nga shqiptaria.
Ndërsa në kopertinën e fundit të librit, shihet shqiponja e përzier me terr dhe me ngjyrë gjaku. Që tregon, se jemi larg natyrales, larg shqipes që të fluturoj nga molla e kuqe e deri në Çamëri. Edhe në kopertinën e fundit shihet modestia e papërshkrueshme e autorit i cili ndër të tjera thotë, që rrallë nga ndoj autorë mundemi ta shohim. Për të gjitha sugjerimet, lëvdatat apo kritikat rreth këtij libri, mund të na shkruani në këtë adresë elektronike dhe duke shkruar edhe numrat e tij të telefonit. Kur e shkruan Kumanovë e shkruan Iliridë.
Ky libër, do të jetë referencë për brezin që do të vije dhe që është në diasporë. Do të mburren me punën tuaj dhe të shokëve që i ke pasur për rreth në këtë shoqatë e atdhe, se liria, ruajtja e gjuhës, traditës sonë kombëtare nuk është e lehtë të ruhet e të trashëgohet. Prandaj, me pamjen e kopertinave shihet edhe leximi i shpirtit të autorit, të librit të tij.
Modest dhe kryefjala modest, bashkë me kallxuesin, modest. Modestia është shtyllë e fortë e një karakteri. Në faqen e tretë apo në fjalën e parë të autorit lexova edhe ate për disa herë me radhë këtë fjali: Autori rron derisa shkrimi i tij është në përdorim dhe njëkohësisht i arkivuar! Buzëqeshja nuk mund të vidhet, as të blihet dhe as që të merret hua, sepse nuk është mall tokësor, është pushim për të dëshiruarit. Nuk kushton gjë dhe prodhon shumë. Pasuron atë që e merr, por nuk varfëron atë që e jep. E pra, më erdhi kjo fjali, se Njerëzit mendjepahur gjithmonë gjejnë të mirën brenda gjithçkaje e gjithkujt. Shpirtrat e mëdhenj kanë vullnet; i dobëti dëshiron vetëm. Nuk mjafton të duash diçka, duhet të punosh shumë për ta arritur atë. Vullneti arrin objektivat. Asgjë nuk ndihet më mirë për trupin sesa rritja e shpirtit. Është, natyrisht, një lidhje dhe njëra nuk mund të funksionojë pa tjetrën. Një mendje në harmoni përkthehet në një trup që është në mirëqenie. Arkivin e shoqatës autori së bashku me bashkëautorin tjetër, z.Halit Naxhaku, kanë mbledhur dhe e kanë përfshi në një libër, që ka mbet monument rezistentë për brezat e rinjë. Si duket dhe sa po e kuptoj autorin, me dy herë së lexuari librin që e kemi në duar, se ia ka falë jetën brezit të ri. Kjo është shenjtëri. Pa e rrahur gjoksin e arritjeve të tija personale. Nuk ka shikuar të mira materiale, apo poste, por ate që e ka fituar e ka shkri për familje dhe për atje ku është kërkuar. Flokët e tij të thinjura dhe rrudhat e ballit, tregojnë një botë të madhe historie, përjetimi, beteje e lufte. Të kishim Fan Nolin, Konicën, Hasan Prishtinën, padyshim, se do të thonin, z.Qemal Musliu ka ecur nëpër pentagramin e kombëtarizmit të pastër edhe ate me nota. I urtë, fjalë pak, me kulturë të të dëgjuarit, i guximshëm aty ku duhet guximi i mbështjellur me dituri. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij, ka dëshmuar vehten si mbrojtës i zjarrtë i të drejtave të njeriut, dhe si avokat i çështjes kombëtare dhe ambasador i mirë i kombit tonë para miqve tanë zviceran.
Veprimtaria publicistike e Qemal Musliut shtrihet gati në katër dekada.
Z.Musliu me analizat e tija shihen si protestë paqësore duke kërkuar të drejtat tona kombëtare, që janë shkelur e po shkilen edhe sot e kësaj dite, pa harruar edhe shumë patriotë e shkenctarë që të mos harrohen sepse kontributi i tyre ka qenë i madh si te pjesa e librit Personalitet të Shquara ku i kushton një kujtim për Prof.dr.Asllan Selmanit kolosit të shkencës dhe kombit, Prof. Naim Ibrahimi emblemë shqiptare në Kumanovën dardane, Shaip Saliu arsimdashës i gjurmëve rilindëse, Qenan Musliu malli i pashuar.
Edhe pse në moshë të thyer, z.Musliu është shumë aktiv, ai i kushton vemendje çështjeve dhe zhvillimeve shqiptare, sepse ashtu është rritur dhe zhvilluar.
Patriot nuk bëhesh brenda disa ditëve, por ajo duhet të ketë rrënjë. Suksesi i madh i tij është padyshim edhe nektari në këtë libër që kemi pëçanërisht në ato që janë përfshirë në këtë libër, trajtojnë çështje, ngjarje dhe tema nga më të ndryshme dhe e bën këtë në mënyrë të besueshme dhe objektive. Prej nga parathënia e deri në fund të librit është një realitet i një bote që është kaluar. Libri është i ndarë në disa kapituj, si publicistikë, pastaj, reagime, kumtesa, thirrje, telegrame, kapitulli i tretë personalitete të shquara, i katërti tinguj poetik dhe i fundit faqe gazetash, fotografi, mirënjohje. Z.Qemal Musliu përmes këtij libri bashkëbisedon me miqtë e tij, me veprimtarët e kohës, por edhe me gjeneratat që do të vijnë, me një gjuhë të rrjedhshme, jo i komplikuar, pa përdorur fjalë të huaja, që të tregohet shumë i lexueshëm. Ai i kujton lexuesit, në parathënien e tij me faqe 1, se dëshira, nevoja e kohës dhe gjendja tejskajshëm e rëndë e popullit tim më shtyri të merrem edhe me gazetari. Përmend frymëzimin që i jepnin patriotë të kohës që vinin në shoqatë si Prof.dr.Bardhyl Çaushi, prof.dr.Pajazit Nushi, Koço Danaj, Xhevahir Spahiu, Idajet Beqiri, Kudusi Lame, prof.dr.Mark Krasniqi, Nevzad Halili e Abdurrahman Haliti, Prof.dr.Fadil Sylejmani, Prof.dr.Rufi Osmani, Prof.dr.Milaim Fejziu e shumë të tjerë. Autori pasqyron pikëpamjet dhe dëshirat e komunitetit tonë për krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më demokratike në trevat shqiptare. Ku përmend në parathënie se artikujt që janë të përfshirë në këtë vepër kanë këtë karakter-përmbajtjeje, të tipit dëshirë-pakënaqësi, kritikë-nostalgji për origjinën dhe krenarinë që duhet ti ketë populli shqiptarë si etnia më e lashtë e këtij nënqielli me virtyte të larta të saj historike dhe me tipare shumëpozitive përballë popujve të dhunshëm ardhacakë.
Të nderuar të pranishëm, nuk e kam lexuar dhe nuk po flas para jush dhe para autorit, sa për të thënë se fola diçka dhe e krytëm promovimin, dua t`ia jap hakun edhe pse është e vështirë të thuhet e tëra, sepse ju do ta lexoni dhe do ta shihni, por vërtet është një punë shumë e madhe dhe me sakrificë.
Kam dëgjuar, se të betohesh në kohë është shumë e fortë dhe si duket është e vërtetë, sepse koha është ajo që kalon shpejt dhe duhet ta marrim e ta ruajmë e harxhojmë ku duhet. Ta kujtojmë pra kohën, se sa është harxhuar për veprimtarinë e tij edhe për këtë libër. Z.Musliu prek me të drejtë shumë gjëra nga përditshmëria jonë, ku në faqen 4 ndër të tjera shkruan: „Gjithashtu, xhelozi të tepërt ndaj të vetit, dëshira për të qenë secili vetëm i parë, larh aftësive profesionale dhe mbrojtjen e interesave shoqërore kombëtare, po thuajse numër i konsiderueshëm pa përjashtim!“ Autori thotë, se kur jemi bashkë e një trup, nuk mundet pushteti dhe bashkëpunëtorët e tij të arrijnë që të na nënshtrojnë. Shkrimet e tij besoj se do të ndikojnë për gjeneratat e reja që të kenë guxim edhe më të madh dhe të ngrejnë zërin kundër padrejtësive të pushtetit ndaj popullsisë sonë autoktone.
Libri në fjalë është një burim i rëndësishëm faktesh sidomos për gjeneratën e re që është e që do të vije në të ardhmen. Shqiptarët janë përballur me sfida të ndryshme. Në shkrimet e tij, autori ia bënë me dije të ardhmes, që të kthjellojmë ndërgjegjën tonë sepse nëpër histori të dhimbshme kemi kaluar. Kemi problemet edhe sot e kësaj dite në tokat shqiptare, si ato ekonomike; papunësia, varfëria; korrupcioni që ka lodhur apo ngulfatur. Në faqen 13 autori shkruan se do të vijë koha për të blerë rini të huaj, pastaj shkrimin „Mërgimi a është shpëtim apo dështim?“ Kthimin në vendlindje e sheh si mrekulli të shumë mërgimtarëve dhe realiteti është po ky. Ai përmend forcimin e ekonomikë, të sigurisë do të jetë një shpresë. Copë e grimë në trungun ilir e copë e grimë në diasporë. Përmend se vetëm në 100 vitet e fundit, trojet shqiptare prej një sipërfaqe mbi 100 mi km sot për sot për turp të dheut nën administrimin shqiptar janë më pak se 50 mi km. E ilirët e dijmë se ishin të shtrirë deri në Vjenën e sotme, ku e argumenton se në një park të Vienes shkruan në një pllakë marrë nga ORF Da Waren die Illyrieri, pra këtu ishin ilirët.
„Urrjetje e tejskajshme gjithandej, opozitë e pozitë. Etja për kulturat e huaja. një vështrim aktual dhe i qëndisur mjshtërisht.
Edhe një titull interesant, mjafton të dish vetë se je me hile. Por, nuk e ka lënë edhe përmes sportit të rrahë shkronjat e tija në një opinion me titull kombëtarja shqiptare krenari e poliktika kombëtare turp. Autori sipas shkrimeve të tija ka dashur që të gjithë duhet të jemi më kërkues dhe ndëshkues ndaj politikanëve dhe të kërkojmë llogaridhënie. Z.Musliu në faqen 118 ndër të tjera shkruan: „O ju shqiptarë, o ju që jeni në ballë të subjekteve politike shqptare, mos u tallni me popullin, se as trashëgimtarët tuaj, nuk do tu`ua falin, e lëre më populli që nuk i harron me shekuj të tërë, e sidomos të këqijat. Te kapitulli tinguj poetik, autori të bënë për veti dhe të fut në botën e tij shpirtërore, që në fillim duke e shikuar orën që po lëviz me të gjitha akrepat dhe aty kemi hartën e shqipërisë etnike dhe shkruan se krenarë që jam shqiptarë. Edhe poezitë janë të kohës për kohën. Poezitë janë të veshura me shpirtin e autorit, që shpesh edhe shkronjat i bënë që të protestojnë nëmes veti, të përqafohen por edhe të luftojnë dhe në fund të festojnë. Ka edhe shkronja nga poezitë e autorit, që japin mesazhe paqeje dhe dashnie. Poezia një ditë, që i ka kushtuar numave 12021950 dhe thotë se atyre që shkuan dhe shkojnë në dritën e përjetësisë. Përmend se një ditë kur të mos jem mos më kërko, jam fare pranë, por as nuk më sheh, as nuk të shoh, shko atje ku kam gjurmë në letër të bardhe atje ku kam shkarravitur jam vet, e me ty përballë. Kjo është më shumë se madhështore.
Ai flet me lexuesin e ardhshëm. Më kërko thotë në shkronja, më kërko në dritare të botës internet, aty jam me disa shkrime por jo vet.
Edhe këtu tregon modestinë e tij. Modestia është pasvorti i autorit. Mesazhi fundamental eshte në strofën e 9 të poezisë kur thotë e të gjithë ne vijmë e shkojmë, por një gjë mbetet përgjithmonë, toka mëmë, atdhe që i thonë. Më vjen mirë, që pas leximit tim të dytë e kam kuptuar gjuhën e këtij libri. Është gjuhë e mjaltë, gjuhë e pastërt dhe jetike. Kjo gjuhë ka lind dhe u paraqit edhe në këtë libër, ashtu si në përditshmëri, z.Qemal Musliu. Që rrallë mundemi ta lexojmë që na duhet shumë dhe e keni te faqe 174 me titull Pagëzimi. Se si pagëzohet një i sapolindur. Kjo është kulmi i suksesit të këtij libri, që prej shkronjës së parë e deri në fund, por edhe përmes kopertinës, tregon, se libri është shkruar për gjeneratën e re. E përsëris, edhe në faqen 215 e shoh modestinë, karakterin e pastërt kombëtarë e moral, duke shkruar për lexuesin, se në rast se kam bërë ndonjë lëshim eventual apo e kam lënduar dikë pa arsye, u kërkoj falje paraprakisht. E tash, të nderuar të pranishëm, nuk mundem të mos them, se kam lotë shpirti për madhështinë e këtij personaliteti që e kemi para nesh. Ju lutem për një duatrokitje për punën e madhe që e ka bërë. Jam shumë i bindur se ky botim do të mbetet me rëndësi të veçantë për të gjithë ne, por në veçanti për gjeneratën e re, sado që të jetë realiteti i idhët, nuk mundemi ti ikim reales. Ka ardhur koha, apo edhe jemi me vonesë, që shoqëria jonë të jetë më afër librit, pasi në gjykimin tim kjo është forma më e mirë për një shoqëri të shëndetshme dijesh. Të shkruhet sa më shumë puna e madhe e mërgatës sonë, që të mbetet frymëzim për gjeneratat e reja, se për atdhedashuri është shkri jeta. E dijmë të gjithë, se kur një libër del nga duart e autorit dhe shikon dritën e botimit, ai është i lexusit. Prandaj, ju dëshiroj lexim të mbarë të gjithëve dhe daj i dashur, z.Qemal Musliu, atdhetarë, publicistë, poetë, shkrimtarë dhe gazetarë pa asnjë dyshim, ta them unë, ngase kam të drejt të vlerësoj, sepse të kam përcjellur e redaktuar tekste e tekste, se je gazetarë edhe ate me peshë xhevahiri të uroj shëndet dhe presim edhe libra të tjerë. Mos i thuaj vetes, se e ke kry më me shkrime, e di, se ke edhe shënime të tjera. Ju faleminderit të gjithëve për durimin që patët, bekime të zotit, shëndet dhe të jemi të bashkuar e paqe gjithandej”. Pas fjalës z.Hebibi, z.Bekim Shabani tha para të pranishmëve, besoj se e gjitha u tha për librin në fjalë, kështu që nëse ka dikush nga ju ndoj fjalë lirisht e keni fjalën.
Me disa fjalë përshëndetëse foli edhe z.Shefket Hasani, ish komandanti i UPMB-së, ku tha, se ai që ka shkruar e shkruan mirë për historinë kombëtare dhe pushka e luftëtarit të lirisë na çojnë në bashkim kombëtarë.
Ndërsa z.Fazli Musliu, kryetar nderi i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau të St.Gallenit, që njihet mire me autorin e përgëzoi dhe i uroi shëndet dhe prsim edhe libra të tjerë. Z.Qemal Musliu është shumë i dashur dhe ne si shoqatë gjithmonë e kemi pasur afër dhe do ta kemi për jetë. Krejt në fund, pasi u shpall i mbyllur kjo ngjarje kulturore, drejtuesi i promovimit, z.Bekim Shabani fjalën ia dha kryetarit të sapo rizgjedhur të shoqatës dhe ai me disa fjalë, falënderoi autorin, musafirët dhe të gjithë të pranishmit, që sonte e kaluam një mbrëmje shumë të mire dhe besoj se edhe në të ardhmen do të kemi bashkëpunim. Shumë të pranishëm, iu drejtuan autorit që ta marrin librin e promovuar me nënshkrim dhe duke bërë edhe foto kujtimi, ku autori me modestinë e tij e pranoi me shumë kënaqësi. Në fund të këtij reportazhi nga ajo që pash të shtunën, mu kujtua një fjalë e urtë: “Gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat”. / Teksti. Dashnim HEBIBI, foto nga Shoqata “Atdheu”