Rrjeti i Biznesit në Zvicrën Qëndrore do të festoj 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Zvicra

Rrjeti i Biznesit në Zvicrën Qëndrore do të festoj 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Nga: D.H Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Gjithandej diasporës, që në fillim të këtij muaji, veçse kanë filluar të shpërndahen ftesat dhe njoftime për bashkatdhetarët tanë, që të bashkohen dhe të festojnë 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nëpër qytete të ndryshme të Zvicës.

Edhe Rrjeti i Biznesit në Zvicrën Qëndrore, për nder të 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me datë 17 shkurt, do të mbajë Konferencë me temën: «Sfidat e kulturës së biznesit», ku do të marrin pjesë disa personalitete të fushave të ndryshme nga atdheu dhe diaspora.

Ndërsa, pas Konferencës, aty nga ora 19.00 në adresën Pilatussaal Stadthaus Kriens, Stadtplatz 1, 6010 Kriens (Luzern), do vazhdohet me një manifestim, me program të zgjedhur artistik, kushtuar kësaj date të madhe historike, ku do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit.

Prezenca juaj do t`na nderoj! Miqësisht nga
 Florim Useini-Kryetar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat