Në Schöftland /AG, me këngë e valle u kremtua Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Zvicra

Në Schöftland /AG, me këngë e valle u kremtua Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Nga: Haki Latifi Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 17:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën organizimin e Misionit Katolik Shqiptar „Nëna Terezë“ në Aarau dhe në bashkëpunim me BD të Demokristianëve në Zvicër në Schöftland /AG u festua 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Madhështinë e kësaj kremte i shtuan prania e madhe e pjesëmarrësve, mysafirëve special nga Kosova dhe Zvicra në të cilën kishin ardhur për të kremtuar bashkërisht festën e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në fillim hapjen e bëri zotëri Nue Kaqinari në të cilën i përshëndeti të pranishmit dhe iu uroj mirëseardhje.

Ndërsa në emër Misionit Katolik Shqiptar „Nëna Terezë“ në Aarau përshëndeti dhe uroj Festën misionari, Don Alberti ku ndër të tjera në fjalën përshëndetëse theksoj: "Aty ku ka bashkim, ka edhe bekim“.

Në vazhdim me një fjalë përshëndetëse iu drejtua të pranishmëve Kryetari i PSHDK-së zotëri Zef Morina.

Moderimin e programit e bëri zonja Violeta Puka. Manifestimin e begatuan Shoqata Kulturore Artistike "Ilirët" nga Llozana, këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Hadergjonaj, rapsodi i mirënjohur, zotëri Kristë Lleshaj, dashamirët e muzikës shqipe, Valerian dhe Miljana Zefaj.

Pjesëmarrës i këtij kremtimi ishin edhe një delegacion i Degës Qendrore të LDK-së në Zvicër i kryesuar nga kryetari zotëri Zeqir Gjukaj .

Të gjithë të pranishmit u shërbyen me gatime dhe pije freskuese!

Ishte një mbrëmje festive e organizuar mirë me një program të pasur nga SHKA „ILIRËT“ nga Llozana dhe këngëtarët e mirënjohur; Kristë Lleshaj, Shkurte Hadergjonaj etj. ku u mirëpritën nga të pranishmit me duartrokitje. Një falënderim i veçantë i dedikohet për organizatorët; Degët e PSHDK-së në Zvicër dhe Misionin katolik në Aargau për mikëpritjen e përzemërt.

I tërë kremtimi u përcoll nga TV SYRI TV në Zvicër.

Kjo mbrëmje festive përçoi më së miri tek të pranishmit; Urimet për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me shprehjen : O sa mirë me qenë shqiptar!

Fotot nga vendi i ngjarjes në këtë link

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat