LDK themelon degë të Forumit të Gruas dhe Rinisë në Zvicër -zyrtarë të lartë të partisë pjesëmarrës në tubimet atje

Zvicra

LDK themelon degë të Forumit të Gruas dhe Rinisë në Zvicër -zyrtarë të lartë të partisë pjesëmarrës në tubimet atje

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 23:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka filluar që të zgjerohet edhe në diasporë.

Këtë të shtunë u themeluan Degët e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë në degën Lindore në Zvicër si dhe nëndega e Dubendorf.

“Lidhja Demokratike e Kosovës po shtrin aktivitetin e saj në mërgatë. Këtë të shtunë, u themeluan Degët e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë në degën Lindore në Zvicër si dhe nëndega e Dubendorf. Më pas, në një atmosferë gëzimi e besimi në Ëinterthur, u kremtua përvjetori i pavarësisë së Kosovës.  Jashtëzakonisht i rëndësishëm ishte takimi me afarist në Aarau, ku u shpalosën ide dhe mundësi potenciale për investime në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje aty thuhet se shumë të rinj që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër iu janë bashkuar vizionit të ‘Rrugës së re’.

Shumë të rinj që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër iu bashkuan vizionit të ‘Rrugës së re’ që pasqyron një diversitet projektesh që do të implementohen në vendin tonë.  Mërgata historikisht ka dhënë kontribut në rrugëtimin tonë për liri dhe pavarësi; përderisa tani po aq kruciale është përfshirja e mbështetja e saj në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në prosperimin dhe konsolidimin e gjithmbarshëm shoqëror.  Mërgata gjithmonë mban zemrën te atdheu; e tani po fuqizohet e po rikthehet në shtëpinë e saj historike, LDK!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat