Në Winterthur u kremtua Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Zvicra

Në Winterthur u kremtua Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Nga: Haki Latifi Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 14:47
Foto nga vendngjarja

Jo me pak emocione u përjetua atmosfera e kremtimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës me një program tejet të pasur kulturo-argëtues.

Madhështinë e kësaj kremte i shtuan prania e madhe e pjesëmarrësve, mysafirëve special nga Kosova dhe Zvicra në të cilën kishin ardhur për të kremtuar bashkarisht festën e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nga Kosova me pranin e tyre ia rritën madhështinë këti manifestimi ; nënkryetarët e LDK- së z. Anton Quni, znj. Jehona Lushaku -Sadriu, znj. Doresa Xhelili-Kica, anëtarët e kryesisë së LDK-së z.Sokol Haliti e z.Armend Zemaj.

Në sallën e mbushur me plotë mërgimtarë, veprimtar të LDK-së që kishin ardhur për të festuar, u urua me zemër për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Festimi nisi me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe të Dardanisë dhe me pjesën foljore në të cilën thanë fjalët e tyre mysafirët e ftuar. Moderatori kujtuan në mënyrë të përgjithësuar dhembjet e djeshme  të Kosovës së robëruar duke numëruar edhe arsyet e gëzimit të Kosovës së sotme të çliruar.

Ndërsa në emër të Degës së LDK-së Lindore përshëndeti dhe uroj Festën z. Ramadush Emini.

Në vazhdim me një fjalë përshëndetëse iu drejtua të pranishmëve Nënkryetari i LDK-së z. Anton Quni, duke i sjellë përshëndetjet e përzemërta nga kryetari i LDK-së z. Lumir Abdigjiku dhe kryesia e LDK-së.

Z. Quni gjatë fjalës së tij theksoj: „Pavarësia e Kosovës ka emrin dhe emblëmën e Presidentit Rugova i cili, ishte lideri që i dha popullit shqiptar zemër e guxim për Liri. Presidenti Dr.Ibrahim Rugova me laps dhe Adem Jashari me pushkë, janë emri i vërtetë i Kosovës, janë burrat më emblematikë të historisë së Kosovës“.

„Tash na presin shumë punë. Besimi i qytetarëve në LDK në mbarë Kosovën po forcohet çdo ditë. Kjo është përgjegjësi për ne, për LDK-në si partia më e vjetër në Kosovë që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës. Duhet të përgatitemi për të marrë përsipër sfidat e forcimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Ne mund të shkojmë përpara nëse e mbështesim njëri tjetrin, nëse i besojmë më shumë njëri tjetrit.

Prandaj, ju ftoj të gjithë anëtarët e LDK-së të punojmë së bashku, ta ruajmë dhe ta forcojmë LDK-në për të mirën e shtetit të Kosovës“ theksoi z. Quni .

Manifestimin e begatuan Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe  "VATRA" nga Büllach/ZH, këngëtari i mirënjohur, Afrim Aliu.

Ishin grupi i fëmijëve të Ansamblit „VATRA“ që u paraqitën me recitime, këngë dhe valle kushtuar heronjëve kombëtar, Flamurit etj. Në vazhdim të programit, djem e vajza anëtarë të këtij ansambli të veshur nën petkun e veshjeve tona tradicionale me një program të zgjedhur festiv argëtuan të pranishmit. Këtë më së miri e vërtetoi vet atmosfera dhe përkrahja e gjithë publikut të pranishëm, përmes duartrokitjeve madje edhe brohoritjeve.

Padyshim se “Vatra”, duke qenë në mesin e ansambleve më të mira shqiptare në Zvicër, si për nga numri i anëtarëve, ashtu edhe për nga cilësia e prezantimeve, paraqet një aset të rëndësishëm kulturor, jo vetëm regjional apo kantonal, por edhe më gjer.

Ishte një mbrëmje festive e organizuar mirë me një program të pasur nga “Vatra“. ku u mirëpritën nga të pranishmit me duartrokitje.

25 vjet liri, 16 vjet pavarësi, mbetet edhe shumë të punojmë për forcimin e shtetësisë tonë dhe avancimin e vlerave demokratike.

Faleminderit dhe urime LDK-Degaës Lindore, për ftesën dhe organizimin e aktiviteteve te shumta.

Aktivitetit të Degës Lindore të LDK-së në Zvicër i parapriu edhe një varg aktivitetësh siç ishin: formimi i Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të LDK-së në Zvicër, formimi i Nëndegës së LDK-së në Dübendorf/ZH, si dhe një takim të veçantë me afaristë të Zvicrës.

Në shenjë nderimi kryesia e Degës e LDK-së Lindore ndau mirënjohje: Anton Qunit, Armend Zemaj, Sokol Haliti.

Një fjalë përshëndetje në emër të Forumit të Gruas të LDK-së foli edhe z. Jehona Lushaku-Sadriu . Ndërsa z. Armend Zemaj përgëzoj organizatorët dhe u falenderua për Mirënjohjet e pranuara si dhe vlerësimin nga Kryesia e Degës.

Me këngën e urimit për ditëlindje nga këngëtari Afrim Aliu dhe të pranishmit, Veprimtari veteran dhe mësuesi Hasan Spahiu, rastisi që sot ta kremtoj 72 vjetorin e lindjës së tij ku recitoi dy poezi të shkrimtarit, Sabri Hamiti kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova dhe Pjetër Bogdanit.

Simbolika e kremtimit ishin edhe 17 sponzorët, të cilët kishin ndihmuar këtë manifestim për nder të ditës së  Pavarësisë së Kosovës.

Urime dhe e Gëzofsh Kosovë Pavarësinë! Fotot nga vendi i ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat