Artisti Sylë Mujaj ka rrëfyer për ekspozitën e tij me “Plis në Paris”, që është mbajtur më 5 mars.
Ai thotë se e gjitha ishte një befasi, rreth organizimit dhe ftesës që kishte marrë nga ambasadori në Zvicër.
Ai rrëfën se në ekspozitë mori pjesë me 43 punime, e që bazë e tyre ishin tri punime kryesore, siç thotë ai: Adem Jashari, biografia e popullit të Kosovës dhe punimin për të zhdukurit tonë, madje uke folur edhe për këtë të fundit.
Dhe, kjo nuk ishte ekspozita e vetme, sepse ai ka pasur edhe ekspozita të tjera, derisa ai veçon ekspozitën në ambasadën e Vjenës, ku thotë se “atë kohë ishte gjallë ambasadori Albert Rohan, dhe mori punimin, dhe tha pse nuk fole për këtë punim, periudha është Njerëzit Numra, vitet 1981-1990, ku bëjë pjesë edhe unë, kur amvasadori merr këtë punim dhe thotë se e ka vlerën e gjashtë veprave...”, duke vazhduar tutje.