Shqipja gjuha e dytë e huaj më e folur në Zvicër

Zvicra

Shqipja gjuha e dytë e huaj më e folur në Zvicër

Më: 19 mars 2024 Në ora: 20:26
Ilustrim

Një studim i kryer nga Zyra Federale e Statistikave, për herë të parë pas 10 vitesh në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze dhe renditet si gjuha e huaj e dytë e huaj më e folur pas anglishtes.

Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2022 rreth 292 mijë njerëz kanë folur shqipen në Zvicër.

Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip.

Sa u përket qyteteve, shqipja flitet më së shumti në Zuerich, Winterthur, Basel e St.Gallen.

Në vend të tretë, si gjuhë e huaj më e folur është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.

Kur bëhet fjalë për gjuhën që flitet në shtëpi, portugalishtja është gjuha e dytë e huaj me 3.6 për qind e popullatës në Zvicër që e flasin në shtëpi, ndërsa shqipja pason me 3.3 për qind.

Gjuha gjermane, franceze dhe italiane janë gjuhët zyrtare që fliten më së shumti në Zvicër. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat