Djali i gazetarit tonë të njohur ndërkombëtar, Nefail Maliqi, që jeton dhe vepron që prej vitesh në Gjenevë, është fëmija i parë në Zvicër që komunikon me një robot të AI. Ai këtë privilegj e bëri gjatë një testimi para ambasadorëve të OKB-së, ekspertëve të AI dhe pjesëmarrësve të shumtë të kibernetikës në samitin botëror të Inteligjencës Artificiale nën patronazhin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomit (ITU) me moton "inteligjencën artificiale për mirë", mbajtur ditën e kaluar në Gjenevë, për të cilin evenimenti kanë shkruar edhe mediat vendore, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Përndryshe, "gazetari" Resul është nxënës i klasës së dhjetë në Gjenevë. Ai është nxënës shembullor dhe kujdestar i klasës. Pasioni i tij është leximi, por edhe profesioni i babait dhe merret me sport. Ai është futbollist i ekipit Granda Saxonnex dhe ushtron karate, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Roboti i AI-së: Shqipëria, një vend shumë i bukur për pushime me njerëz mikëpritës dhe kuzhinë të mirë.
Përgjigjes për pyetjen për pushimet në Shqipëri, Roboti i AI-së i përgjigjet: Po, gjithsesi do të shkoj në pushime në Shqipëri. Kam dëgjuar dhe lexuar se Shqipëria është një vend shumë i bukur me njerëz simpatikë, mikëpritës dhe kuzhinë të mirë. Është një vend i mrekullueshëm!
Roboti i AI-së: Shaqiri dhe Xhaka janë dy futbollistë të njohur dhe të shkëlqyeshëm që njihen në të gjithë botën.
Ndërsa, për pyetjen vijuese në lidhje me dy yjet e futbollit zviceran, shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe kapitenin e NATI-së Granit Xhakën, kështu është përgjigjur Roboti i AI-së: Shaqiri dhe Xhaka janë dy futbollistë të talentuar, të njohur dhe të shkëlqyeshëm që po kontribuojnë në avancimin e futbollit zviceran në arenën ndërkombëtare.