Promovim libri në dritën e veprimtarisë kombëtare të Prof.dr.Nusret Pllana

Zvicra

Promovim libri në dritën e veprimtarisë kombëtare të Prof.dr.Nusret Pllana

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët, se nën patronatin e shefit të misionit konsular në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, të shtunën më 23 mars në orën 20.00 në Konsulatën e Republikës së Kosovës, në

shenjë kujtimi të 25-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe në shenjë respekti e falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, do të promovohet libri i Prof.dr. Nusret Pllanës, „INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË“,“NATO intervention in Kosova” dhe filmi dokumentar „Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999“ të autorëve Nusret Pllana dhe Esat Shala dhe libri i xhepit të autorëve Nuret Pllana dhe Agim Aliçkaj, Vergiss Niemals-Mos harro kurrë! Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich. Për shkak të interesimit të madh të bashkatdhetarëve tanë dhe hapësirës, që ka konsulata është e nevojshme të konfirmoni prezencën tuaj në emailin:

[email protected]

Në këtë promovim libri, do të jetë edhe autori, ku të pranishmit do të kenë mundësi edhe bashkëbisedimi. Ju mirëpresim, por mos harroni ta konfirmoni prezencën tuaj./.D.Hebibi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat