Policia e Gjenevës: Imazhi i komunitetit shqiptarë në Zvicër është shume i mirë, madje janë shembull integrimi

Zvicra

Policia e Gjenevës: Imazhi i komunitetit shqiptarë në Zvicër është shume i mirë, madje janë shembull integrimi

Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Kolonel Monica Bonfanti (komandante) e Policisë Kantonale, Carole-Anne Kast, Këshilltare Shtetërore, Ricahrd Boldrini - shefi i Policisë Juridike, dhe Luc Broch - zv.komandant i Policisë.

Gjenevë, 25 mars - Policia e Kanonit të Gjenevës sot ka folur për krimin e organizuar gjatë një takimi me përfaqësues të mediave zvicerane dhe botërore, të cilin e ndoqi përfaqësuesi i gazetës zvicerane në shqip, Le Canton27.ch.

Gjatë kësaj konference për shtyp, u prezantuan statistikat për vitin 2023, si dhe zhvillimet e përgjithshme në krim. Më pas u diskutua për perspektivat dhe projektet e policisë për vitin 2024. Me këtë rast, gazetarëve u folën Kolonel Monica Bonfanti (komandante) e Policisë Kantonale, e shoqëruar nga zonja Carole-Anne Kast, Këshilltare Shtetërore përgjegjëse për Departamentin e Institucioneve dhe Çështjeve Dixhitale, Ricahrd Boldrini, shef i Policisë Juridike, dhe Luc Broch, zv.komandant i Policisë.

Niveli i ulët historik i numrit të vjedhjeve në Gjenevë në 2023. Kantoni i Gjenevës nuk ka regjistruar kurrë aq pak vjedhje sa në vitin 2023. Shifra është pak nën pragun e 3000. Një statistikë e jashtëzakonshme që nga viti 1985, viti i regjistrimit të parë të vjedhjeve në Gjenevë, tregoi të hënën policia.

Ricahrd Boldrini, shef i Policisë Juridike: Nga ana tjetër, tregtarët e drogës nga Shqipëria nuk banojnë ligjërisht këtu në Zvicër. Pyetjes sone rreth imazhit të shqiptarëve në Kantonin e Gjenevës, meqë jetojnë rreth 40 mijë sish? Është përgjigjur z. Ricahrd Boldrini, shef i Policisë Juridike duke thënë se krimi i organizuar në kantonin e Gjenevës drejtohet nga persona nga Ballkani. Sa i përket komunitetit shqiptarë në kantonin e Gjenevës, ai ka shtuar se shqiptarët kanë një imazh shumë të mirë.

«Mendoj se imazhi i shqiptarëve në Kantonin tonë, qoftë ata nga Kosova apo Shqipëria, është shumë i mirë sepse këta njerëz janë punëtorë, dhe janë integruar prej disa brezash. Nga ana tjetër, tregtarët e drogës nga Shqipëria nuk banojnë ligjërisht këtu. Prandaj nuk duhet të bëjmë asnjë shkrirje.» ka thënë z. Boldrini.

Pyetje sone në vazhdim, se ku shkojnë paratë e fituara nga droga, cili është destinacioni i tyre?

Sipas z. Boldrini, «Për sa i përket pastrimit të parave, është jashtëzakonisht e vështirë të gjurmosh fillin e trafikimit, sepse ne mund të financojmë gjëra të ndryshme: pasuri të trashëgimisë, parti politike, veprimtari kriminale të të gjitha llojeve… »

Këtu u nderlidh edhe Këshilltare Shtetërore, Carole-Anne Kast, e cila tha se «Qëllimi i një organizate kriminale është para së gjithash të pasurohet. Dhe ajo ka mënyra të ndryshme për t’u pasuruar… »

Në vazhdim, z. Ricahrd Boldrini ka thënë se «Imazhi i shqiptarëve mendoj se është shumë i mirë. Sepse këta njerëz janë integruar prej disa brezash, madje janë shembull integrimi. Nga ana tjetër, tregtarët e drogës nga Shqipëria nuk banojnë ligjërisht këtu. Prandaj nuk duhet të bëjmë asnjë shkrirje. Për sa i përket pastrimit të parave, është jashtëzakonisht e vështirë të gjurmosh fillin e trafikimit, sepse ne mund të financojmë gjëra të ndryshme: pasuri të trashëgimisë, parti politike, veprimtari kriminale të të gjitha llojeve.

Rreth imazhit të komunitetit shqiptarë në Kantonin e Gjenevës, numri i të cilëve sillet rreth 40 mijë, edhe shefaj e policisë zvicerane, kolonel Monika Bonfanti, ka thënë se «shqiptarët në vendin tonë janë punëtorë, të vyeshëm dhe të integruar mirë…»

Ndersa pyetjes sone të fundit, për të luftuar krimin e organizuar, bashkëpunoni me policinë e Kosovës apo të Shqipërisë?

"Ne mbajmë marrëdhënie të privilegjuara edhe me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe me shumë vende të tjera. Krimi kibernetik është një problem, ndërsa krimi i drogës është gjithashtu një çështje rrjetesh dhe kontakte. Ne kuptuam se rrjeti i partnerëve të policisë është vendimtar. Prandaj, policia duhet të marrë përgjegjësinë për këtë mjedis të ri. Për këtë arsye, kemi trajnime për brigada të specializuara. Krimi i organizuar, si në fushën kibernetike apo në fusha të tjera, ka gjithmonë burime të mëdha se policia!" ka thënë në fund  z. Ricahrd Boldrini, shef i policisë juridike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat