15 vjeçari shqiptar që shokoi Zvicrën, përgatiste sulm terrorist - ja detajet e reja

Zvicra

15 vjeçari shqiptar që shokoi Zvicrën, përgatiste sulm terrorist - ja detajet e reja

Më: 22 prill 2024 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Në fundjavë, dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç u arrestuan në Zvicër, pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëpunim me ISIS-in po planifikonin sulm terrorist.

16 vjeçari i arrestuar, i njohur si “bomberi”, është me prejardhje shqiptare që ishte rritur në Itali por kishte emigruar në Zvicër.

Në lidhje me këtë, në emisionin “Kosova Today” ka folur hoxha nga Zvicra, Mehas Alija, i cili potencoi se rreth 3 mijë fëmijë shqiptarë vijojnë mësimet në xhamitë në Zvicër.

“Në xhamitë këtu nuk mësohet vetëm dogma, por edhe feja, tradita islamo – shqiptare. I nxisim nxënësit tanë që të mësojnë edhe në shkolla shqipe. Xhamitë kanë rol edhe dimension tjetër ku ruhen zakonet kombëtare”, tha Alija.

Derisa, Nefail Maliqi, kryeredaktor i gazetës zvicerane “Le Canton” potencon se shqiptarët në Zvicër janë shembull integrimi dhe suksesi, duke shtuar se një djalosh 16 vjeç nuk mund të quhet terrorist.

“Xhamitë në Zvicër e luajnë rolin e vet në edukimin e fëmijëve në gjuhën shqipe, roli i xhamive ka ndikuar edhe në rënien e krimeve të organizuar. Pavarësisht që mediat në Serbi i japin kahje tjetër. Ky djaloshi ka 15 -16 vjeç, si mund të themi se është terrorist. Hetimet janë duke punuar, sepse shqiptarët në Zvicër janë shembull integrimi dhe suksesi”, tha Maliqi.

Në anën tjetër, aktivisti Arbër Gashi konsideron se institucionet fetare nuk po ndikojnë në uljen e krimit në Zvicër.

“Fëmijët e Kosovës janë duke rrezikuar ekzistencën e fëmijëve Zviceran. Zviceranët dikur kanë ndihmuar Kosovën në kohën kur ne ballafaqoheshim me gjenocidin serb, sot Kosova prodhon fëmi që e rrezikojnë fëmijën zviceran në Kosovë”, tha Arbër Gashi.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, Maliqi, kryeredaktor i gazetës zvicerane “Le Canton” zbuloi bisedën e fundit që kishte me shefen e shërbimit sekret në Zvicër.

“Gjatë një bisede me shefen e shërbimit sekret, ajo tha se Policia Federale është krenare me shqiptarët në Zvicër”, tha Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat