SH.K.A “Dardania” nga Winterthuri i Zvicrës, merr pjesë në festivalin folklorik “Hasi jehon” 2024 në Gjonaj të Prizrenit!

Zvicra

SH.K.A “Dardania” nga Winterthuri i Zvicrës, merr pjesë në festivalin folklorik “Hasi jehon” 2024 në Gjonaj të Prizrenit!

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:06
Njoftimi

Me ftesën e SH.K.A “MALËSORI” dhe këshillit drejtues të këtij festivali dhe drejtorit artistik të festivalit z. Dilaver Kryeziut, tashmë edhe nën mbrojtjen të trashigimisë kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, e që tani ky festival po mbahet i 35-ti me radhë, ku do të performojnë shumë ansamble dhe shoqëri nga të gjitha trojet tona, e që do filloj nga 02 maji deri më 04 maj 2024, ndihemi të priviligjuar dhe kemi kënaqësi e obligim që të marrim udhë edhe përkundër shpenzimeve të mëdha, vetëm e vetëm për të promovua vlerat tona të ruajtura edhe në mërgatë.

Paraqitja e SH.K.A “DARDANIA” mbahet më 04 maj 2024, në fushën e Pajtimit në Gjonaj, natën e fundit të këtij festivali tradicionale i 35-ti me radhë!

Pregaditje kanë fillua me kohë, dhe grupi prej 35 vetave do të ngjitet në skenë në këtë festival madhështor dhe me traditë të lasht, prej nga do ti paraqesim vlerat tona me këngë, instrumentale e burimore, dhe rituale të traditave tona, të ruajtura me fanatizëm, duke e përfëshirë këtu edhe luftën e fundit dhe lirinë tonë në Kosovë!

Natyrishtë se gjatë kësaj kohe sa do të qëndrojmë në Kosovë, do të vizitohen edhe kompleksi memorian “Adem Jashari” në Prekaz, dhe varrezat e Reçakut në Reçak, për të vazhdua më pas në Prizerenin e bukur, dhe provat gjenerale që do të mbahen para se mu ngrit në skenë, të shtunën në mbrëmje ku edhe do ta hapin naten e fundit të këtij festivali me paraqitjen tonë nga mërgata jonë!

Ju mirëpresim me kënaqësi:

Këshilli Artistik i SH.K.A “DARDANIA”

Numri kontaktues: +41 79672 41 82 dhe në Kosovë +383 44 964 883

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat