Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, policia nis hetimet

Zvicra

Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, policia nis hetimet

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmje në orët e vona është demtuar busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Gjenevë, i cili gjendet buzë liqenit, disa metra përballë OKB-së, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Redaksia në fjalë ka njoftuar rastin në polici, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me redaktorin e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Ky akt vandal, kjo sulm ndaj heroit tonë kombëtar nga redaksia në fjalë, është cilësuar si një akt i lig, që duhet dënuar, pavarësisht se kush e ka bërë, me qëllim apo pakujdesi. Për të mos spekuluar, policia kantonale ka nisur një hetim.

Pas këtij akti të lig, vandali ende nuk dihet kush qëndron. Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësime, sipas të cilëve ky nuk është rasti i parë që demtohet busti i Skënderbeut.

Kështu, busti i Skënderbeut u përurua në Gjenevë më 1 nëntor të vitit 1997 nga veprimtarë të shquar si Astrit Leka dhe Zaim Jashari.

Bustin e heroit tonë kombëtar në Gjenevë ndërkombejtare e mundësoi Zvicra në shenjë falenderimi dhe respekti ndaj kombit tonë dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve shkon mbi 300,000.

Në perurimin e bustit të “Skënderbeut” morën pjesë qindra persona, ndër të cilët edhe shumë veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar, si dhe personalitete nga Tirana dhe Prishtina, si dhe autoritetet kantonale dhe zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat