​Bislimi i LDK-së këmbëngulë se s’do të ketë marrëveshje të dëmshme për Kosovën

Aktuale

​Bislimi i LDK-së këmbëngulë se s’do të ketë marrëveshje të dëmshme për Kosovën

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 21:27
Faton Bislimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Faton Bislimi ka deklaruar se marrëveshja finale me Serbinë do t’i hapë rrugë zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Në emisionin DebatPlus të TV Dukagjini, Bislimi ka thënë për këtë ka garanci SHBA-në si vend mik dhe se nuk do të kishte asnjë kuptim që ato ta dëmtonin Kosovën.

“Kam bindjen se marrëveshja do të jetë pozitive dhe opozita duhet të mos ndjellë se do të ketë një marrëveshje që dëmton shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Bislimi, duke shtuar se s’ka asnjë logjikë që SHBA të mbështesnin një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat