Nga poligoni ‘Katana’ tregojnë se si 24 vjeçari me plumbin e pestë qëlloi vetën

Aktuale

Nga poligoni ‘Katana’ tregojnë se si 24 vjeçari me plumbin e pestë qëlloi vetën

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:12
Ilustrim

Një 24 vjeçar nga komuna e Lipjanit ka gjetur vdekjen para pak minutash në një poligon në Obiliq.

Informacionet e ardhura nga policia, thuhet se 24 vjeçari, ka marrë plagë të armë zjarrit dhe se hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Nga “Katana” kanë thënë se 24 vjeçari kishte ardhur për të gjuajtur si çdo klient tjetër, instruktori i kishte dhënë udhëzimet dhe me pas ka filluar të gjuaj.

Tutje nga poligoni ka thënë se ai ka gjuajtur katër plumba dhe të pestin në mënyre të fshehtë i ka drejtuar armën vetes duke u vetplagosur.

Sipas tyre, i riu nuk është nga Obiliqi por nga komuna e Lipjanit.

“Po rasti ka ndodhur tek ne. Ka ardhur me gjuajt si çdo klientë e ka dorëzuar dokumentin është regjistruar i ka dhënë udhëzimet instruktori edhe ka gjuajtur katër fishek të pesti plumb të fundit tinxisht e ka drejtuar vetit dhe ka bërë vetëplagosje, është dërguar për spital në QKUK. Polica është ende këtu. I riu është nga komuna e Lipjanit”, kanë thënë nga Katana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat