Deputeti i LVV-së thotë se në Serbi është shpallur mobilizim

Aktuale

Deputeti i LVV-së thotë se në Serbi është shpallur mobilizim

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 20:59
Artan Abrashi

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se shteti i Serbisë është duke u mobilizuar pas atij të Rusisë.

Abrashi këtë e ka thënë duke e publikuar një dokument në Gjuhën Serbe, në profilin e tij në Facebook.

“Pas mobilizimit në Rusi, bëhet edhe mobilizimi në Serbi”, ka shkruar ai.

Në një komunikatë, që mban vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturës Sindikatë e Punëtorëve të Policisë, bëhet thirrje që “me rastin e ngjarjeve globale, që pritet të ndodhin më datë 24 shtator 2022, të mos krijohet frikë dhe panik, sepse gjithçka do të përfundojë mirë”.

Në këtë dokument flitet edhe për ata që “nuk e kanë kuptuar të vërtetën”.

“Të gjithë duhet të kalojnë nëpër këtë periudhë, sidomos ata të cilët nuk e kanë kuptuar të vërteten dhe atë që kanë besuar (masmedias dhe politikanëve). Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet”, thuhet tutje.

Burimi i dokumentit, i publikuar 3 ditë më parë

Në fund, ushtarëve dhe policëve u kërkohet që më 24 shtator të rrinë në kazermat dhe afër objekteve të tyre.

“Lutje të veçantë të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë që të jenë në kazermat e tyre dhe pjesëtarëve të policisë të jenë afër objekteve të rëndësishme”, thuhet në fund.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat