Anton Quni për propagandën serbe: Ata e dramatizojnë, e përdorin si pretekst për të shkaktuar panik

Aktuale

Anton Quni për propagandën serbe: Ata e dramatizojnë, e përdorin si pretekst për të shkaktuar panik

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 00:18
Anton Quni

Deputeti i LDK’së, Anton Quni ka folur për propagandën serbe që po bëhet në Serbi pas shtimit të forcave të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Quni tha se serbë e dramatizojnë çështjen.

“Ata dramatizojnë. Në fakt është dërgimi i disa njësive që sigurojnë rendin dhe funksionalizimin normal të jetës së qytetarëve. Besoj që kanë një vlerësim kush mundet me qenë cak i sulmit në atë pjesë dhe të ofrohet një siguri më e madhe”.

Po ashtu, Quni thotë se ky ofrim i sigurisë nga ana e Policëve të Kosovës do të përdoret nga Serbia si pretekst për shkaktimin e panikut tek qytetarët.

“Mundet me u përdor si pretekst, është pritur që edhe një numër simbolik i pjesëtarëve të PK nga autoritet e Serbisë, e prezantojnë si një invadim me përmasa të tilla që të shkaktojnë një lloj paniku, që shndërrohet në një lloj mobilizimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat