Ekipet punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve, Basha apel qytetarëve

Aktuale

Ekipet punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve, Basha apel qytetarëve

Nga: A.SH. Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 09:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ekipet e pastrimit kanë punuar gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e autoudhëve dhe rrugëve nacionale e rajonale pas reshjeve të dendura të borës.

Përmes një postimi, ai ka njoftuar se është pastruar bora dhe është hedhur kripë për të parandaluar ngricat, ndërsa puna e ekipeve po vazhdon edhe këtë mëngjes.

Basha ka falënderuar punëtorët për angazhimin dhe u ka bërë apel shoferëve që t’i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, pasi reshjet e borës po vazhdojnë.

Postimi i tij:

Mirëmëngjesi!

Gjatë natës patëm reshje të dendura bore. Ekipet tona punuan pa ndërprerje në autoudhë dhe në rrugët nacionale e rajonale për t’i mbajtur ato të kalueshme.

Siç shihet në pamjet e xhiruara gjatë natës, ekipet kanë pastruar borën dhe kanë hedhur kripë për të parandaluar ngricat. Puna vazhdon edhe këtë mëngjes, me ekipet e pastrimit në terren.

I falënderoj të gjithë ata që punuan gjatë natës për t’ua mundësuar qytetarëve qarkullimin.

Reshjet e borës po vazhdojnë edhe këtë mëngjes. I lusim ngasësit t’i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat