​OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi

Aktuale

​OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi

Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i shqetësuar se përse OKB në deklaratën zyrtare lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër, e ka cilësuar si një dakordësi e arritur mes ‘Beogradit dhe Prishtinës'. Sipas Ramës, OKB do duhet të jap shpjegime pse nuk i ka quajtur Kosovë dhe Serbi.

Për këtë Rama ka kërkuar një sqarim të menjëhershëm.

“Beogradi dhe Prishtina'?! Një gabim serioz apo një lapsus.

Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse SG nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur.

Ju lutem, jepni menjëherë sqarim”, ka shkruar Rama në Tweet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat