Eksperti i IVF-së: Normale që një grua pa burrë të ketë fëmijë

Aktuale

Eksperti i IVF-së: Normale që një grua pa burrë të ketë fëmijë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 00:40
Nexhyp Sopa

Eksperti i shëndetit riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, Nexhyp Sopa, ka folur për projektligjin i cili ditë më parë kaloi në Kuvendin e Kosovës.

Sopa tha se rastet që një grua të ketë fëmijë pa burrë është krejt normale, teksa shtoi se në projektligj duhet të ceket kur dy femra janë në bashkëjetesë se a mund të vazhdohet fertilizimi apo jo.

“Është një nen ku nuk është i sqaruar dhe mendoj se në çdo vend të Evropës, nuk do ta pranojnë si normale, por do të befasohen se pse nuk ekziston ajo pjesë”.

“Për këtë ligj duhet shumë investim. Është teknologji e shtrenjtë dhe e sofistikuar për të pasur një arritje të tillë”, tha Sopa.

Tutje, ai tha se me këtë ligj, qytetarët e Kosovës do të kenë përparësi të mëdha, në mënyrë që të mos shpenzojnë para që fertilizimin e asistuar ta bëjnë në vende evropiane, teksa shprehu gatishmërinë që mjekët kosovarë t’i trajnojë për këtë procedurë.

“Ne jemi të gatshëm që të vijmë dhe ta trajnojmë stafin në nivel evropian. Mjekët që punojmë në vendet evropiane. Edhe unë personalisht do të vijë t’i informojë dhe do t’i demonstrojë të gjitha procedurat se si veprohet në  Evropë”, tha Sopa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat