Vokrri: Nuk do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Aktuale

Vokrri: Nuk do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 18:58
Zëvendësministri në MAPL, Arbër Vokrri

Zëvendësministri në MAPL, Arbër Vokrri, vlerëson se nuk do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të vendit, edhe nëse arrihet 20 përqindëshi i nënshkrimeve që është i domosdoshëm për të shkuar në zgjedhje.

Siç u shpreh në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, kjo është përshtypja e tij në bazë të vizitave të tij në veri.

“Sidomos në komunën më veriore dhe më të madhe territorialisht, që është Leposaviqi, sepse disponimi i qytetarëve të atjeshëm është i tillë që më me qejf nuk do të ktheheshin në situatën e mëhershme ku kanë qenë të detyruar të jetojnë nën presionet e  Listës Serbe.

Komuniteti serb e ka këtë qëndrim”, deklaroi Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat