Haradinaj në mbështetje të kërkesave të Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh

Aktuale

Haradinaj në mbështetje të kërkesave të Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:13
Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka dalë në mbështetje policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të thërras një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me këtë tem.

“Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Më tutje ai e akuzoi qeverinë si “qeveri injorantësh”.

“Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat