7 të arrestuar për shpërlarje parash, ja emrat e katër prej tyre

Aktuale

7 të arrestuar për shpërlarje parash, ja emrat e katër prej tyre

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:03
Ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar sot nga policia, pas aksionit të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale.

Ata dyshohen disa vepra penale si “Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.

Ky aksion është zhvilluar në shtatë lokacione.

Gjatë aksionit janë konfiskuar: disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Gazeta ka mësuar se katër nga shtatë personat e arrestuar janë: Naser Smaji, Muhamet Drakobuzhda, Dalip Beqiri dhe Kushtrim Sojeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat